Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Operacioni në Portin e Durrësit, dyshohet për 150 kg kokainë mes bananeve, kontenieri ishte nisur nga Ekuadori

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

150 kg kokainë dyshohet paraprakisht se është kapur nga Policia në Portin e Durrësit. Kamioni me banane që ishte nisur nga Ekuadori, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar dhe nga skanimi është zbuluar sasia e drogës e fshehur në të.

Aktualisht, shërbimet e Policisë ndodhen në Portin e qytetit bregdetar dhe po punojnë për peshimin e të gjithë ngarkesës dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për drogën, por ngjarja bëhet me dije me burime nga brenda Portit, shkruan newsbomb.al. Kontenieri kishte mbërritur nga Ekuadori, i ngarkuar me banane, dhe sot shoferi i një kamioni ishte paraqitur për të marrë ngarkesën.

Pritet që ky shtetas të ndalohet nga Policia dhe më pas të sqarohet nëse ai ka lidhje me ngarkesën apo është një shofer i dërguar rastësisht nga agjencia doganore. Po ashtu, më shumë detaje pritet të jepen vetë nga Policia për pronarin që kishte porositur bananet në Amerikën e Jugut.

Më herët, në këtë Port janë sekuestruar disa sasi të mëdha droge, pothuajse me të njëjtën skemë: grupet kriminale të përbërë nga trafikantë shqiptarë dërgojnë kokainë në kontenier me fruta ekzotike.

Prej ditësh autoritetet portuale e kanë mbajtur në vëzhgim kontenierin për të parë se cilët persona do të paraqiteshin për të bërë tërheqjen. Sapo shoferi ka shkuar në Port me kamion, ai është futur në skaner dhe në tavanin e kontenierit janë konstatuar ndërhyrje. Aty është zbuluar dhe sasia prej 150 kg kokainë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img