Hapësire reklamuese

Aktualitet

SKANDALOZE/ Vunë shiritat, oficerët e policisë mblidhen te vendi i krimit e ia "shpërthejnë" me të qeshura, kur banorët terrorizohen (Video)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALOZE/ Vunë shiritat, oficerët e policisë mblidhen te vendi

Një atentat me armë u shënua mbrëmjen e djeshme në Vlorë ndaj Diego Hanajt në lagjen “Pavarësia”.

36-vjeçari Hanaj ishte duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar, ndërsa një plumb e ka kapur në dorë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia të cilët rrethuan me shirita të verdhë vendin ku ndodhi edhe krimi.

Mirëpo edhe pse në një situatë kaq të rëndë dhe në një kohë kur të gjithë banorët janë të terrorizuar, oficerët e policisë janë mbledhur bashkë në vendin ku ndodhi ngjarja, duke harruar vendin dhe rrethanat se ku ndodhen dhe bëjnë “një dorë” muhabet, ku nuk kanë munguar as të qeshurat në grup, siç shihet e dëgjohet në videon e mëposhtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese