Një foto e hedhur nga Marinela Faber në rrjetet sociale për një varr të vjetër në Korçë ka ngjallur shumë debat, pasi komentuesja ka pretendohet se është varri i filantropit Thoma Turtulli. Thoma Turtulli ishte një bamirës shqiptar që i dhuroi Korçës bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin e jetimoren.
Në foton e hedhur të varrit, komentuesja shkruan se është e pafalshme që varri të ishte në atë gjendje, dhe shumë personalitete komentojnë mbi të duke e konsideruar skandal.
Por e vërteta është ndryshe. Thoma Turtulli nuk ka varr pasi kur u prishën varret në Shën Mëri, u prishën dhe varret familjare të Turtullve të cilët nuk dihet se ku janë çuar.
Por debate për gjendjen e mjerueshme të varrit ekziston.
Ajo foto e botuar I përket varrit të Anastas Avramidhi Lakçe (1821 – 1890), që ka qenë një biznesmen dhe bamirës shqiptar. Një ndër kontributorët kryesorë të mësonjtores së parë shqipe, lindur në Korçë e që mandej u bë biznesmen I suksesshëm në Bukuresht.
Anastas Lakce në testamentin e tij të fundit shkroi se pasurinë donte tia linte shoqatave që promovonin arsimin shqiptar, por testament I tij u bllokua nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës.
Dhe në gjendjen që është varri I tij sot, duhet të jetë problem për autoritetet vendore që mirëmbajnë varrezat e qytetit, për tu kujdesur e për ti vënë emrin te varri edhe këtij biznesmeni të suksesshëm dhe njeriu të Rilindjes Kombëtare.