Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

SKANDALOZE: “Urojmë të keni shëndet, paguani këstin”, IuteKredit s’pyet për qeverinë, kërkon lekët e kredive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7582197e3608c2091b4da029033b445f

Ndodh në Shqipëri! Institucioni i mikrokredive IuteKredit i bën thirrje klientëve të shkojnë të paguajnë këstin e kredisë, duke mos pyetur për vendimin e qeverisë të firmosur vetëm një ditë më parë për shtyrjen e pagesës së këstit me 3 muaj.

Sikur të mos mjaftonte kaq, tallja e IuteCredit me klientët merr përmasa tragjikomike kur ndryshe nga herët e tjera, i njofton ata përmes SMS-ve në telefon duke i uruar “të jenë mirë me shëndet”.

E gjithë Shqipëria është izoluar brenda dyerve të shtëpive teksa po përballet me armikun vdekjeprurrës Covid-19, qytetarët e kanë çdo ditë e më të vështirë të sigurojnë produktet bazike, ndërsa është vënë re edhe mungesa e bukës në furra.

Por IuteCredit, jo vetëm që nuk mendon për anën sociale, por s’pyet as për faktin se qeveria ka vendosur shtyrjen e kësteve të kredive me 3 muaj, vendim që dje iu përcoll Bankës së Shqipërisë.

E në fakt, vetëm një muaj më parë Banka e Shqipërisë njoftoi se është duke hetuar këto kompani dhe paralajmëroi masa. Janë me qindra qytetarët që ankohen për kompanitë si IuteCredit se po i rrjepin paratë me norma çmendurisht të larta për kreditë, si dhe penalitetet në cak të absurdit në rast vonesash.

dfbgtrr454r.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img