Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Skandaloze/ Shkatërrohet shëtitorja e re në Sarandë, thyhen koshat e hidhen në det stolat

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Sarandë, Adrian Gurma ka publikuar disa pamje skandaloze, ku është shunuar dhe shkatërruar prona publike.

Në foto shihen disa kosha të thyer, stola të shkëputura nga vendi, që më pas janë hedhur në det.

Është e pakuptueshme sesi qytetarët e nxjerrin mthefin e tyre duke shkatërruar pronën publike që i përket të gjithëve.

Postimi i plotë:

APEL QYTETAR.

Fenomene të shëmtuara, me skena vandalizmi karshi pronës publike, kanë ndodhur orët e fundit në qytet. Copëtohen koshat dekorativë prej betoni në shëtitore, duke dhënë pamje të trishtë edhe kur i shikon në këto foto, e jo më në realitet. Demtohen koshat e vegjël në rrugët e qytetit, shkulen e flaken ne det stolat dekorativë, në Plazhin e Ri.

 E PAKUPTUESHME kjo ndjenjë  sulmi ndaj të bukurës, utilitares, funksionales, për një qytet me mjedis të pastër. Reagimi i Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit kanë qenë të menjëhershëm, duke identifikuar, e vënë para përgjegjësisë ligjore, njërin nga  autorët e kësaj çmendurie, ndaj qytetares dhe urbanes, me një instikt shkatërrues të pakuptueshëm.

Nga ky episod i shëmtuar dhe i dënueshëm, marrim shkas dhe APELOJMË, që në mbrojtje të pasurisë publike dhe jo në zhbërjen e saj, TË JEMI TË GJITHË!

Të jemi në mbrojtje të publikes, të mirës të bukurës, duke i dhënë më shumë qytetari, përditshmërisë sonë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img