Ja si shitet heroina ne Tirane
Brenda rrjetit të shpërndarjes së drogës:
Gazetari: Si kalove?
Shpërndarësi: Me çfarë mund t’ju ndihmoj?
Gazetari: Po flasim nëse mund të na ndihmoni me ndonjë gjë.
Shpërndarësi: Hajde njëherë.
Shpërndarësi: Ulu mo ulu.
Gazetari: Jo se do të iki unë tani.
Shpërndarësi: Ku do ikësh ulu, ça halli ke o vëlla?
Gazetari: Kam një shok e kam shumë keq, më jep një dozë.
Shpërndarësi: Sa lekë ke ti me vete?
Gazetari: Po sa shkon, ai më tha 10 mijë lekë bën?
Shpërndarësi: Po pra, po ka 10, 20, ti ka dhënë ty lekët? Ku është ai shoku?
Gazetari: Po shokun e kam kapicë atje. Ma sill këtu, të pres këtu unë?
Shpërndarësi: Duhet me bo lekët o vëlla.
Gazetari: Ja të jap lekët, nuk është problem për lekët.
Shpërndarësi: Po kena frikë ndonjë polici, ndonjë gjë o shoku. Ku e more vesh ti që jam këtu unë?
Gazetari: Po e di mo burrë se më tha se vjen këtu ai gjithmonë.
Shpërndarësi: Si e ka emrin ai shoku jot?
Gazetari: Arben, është nga Elbasani. Të presim këtu ne apo do të ikim me atë?
Përdoruesi: Ik me atë ik.
Shpërndarësi: Prit tek ajo makina e kuqe aty.
PAS 2 MINUTASH…
Gazetari: A e ke mallin?
Shpërndarësi: Ma dha mallin, e kam në dorë.
Gazetari: Ku e ke mallin?
Shpërndarësi: Ja e kam në dorë o shok.
Gazetari: Ku të të vij të takoj nëse më kërkon prapë?
Shpërndarësi: Po aty po më gjete.