Hapësire reklamuese

Aktualitet

SKANDALOZE/ Gazetari SHPIK intervistën me Ramën dhe e publikon në media, Kryeministri e denoncon: Ky është niveli i maskarallëkut mediatik

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar një intervistë të një gazete shqiptare, e cila supozohet se është realizuar me të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një nivel i maskarallëkut mediatik.

Sipas tij, në kohë pandemie ka gënjeshtra, poshtëri e gomarllëqe digjitale.

"Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!",- shkruan Rama.

Intevista e sajuar është shkruar nga gazetari Sherif Ramabaja dhe është botuar në portalin "Bota Sot".

Ajo çfarë e bën më të rëndë këtë rast është se intervista nuk është shkruar në formën e sarkazmës ose ironisë duke e theksuar që është e rreme, por i janë dhënë tone serioze duke supozuar se Rama ka dhënë deklarata me peshë dhe përgjegjësi të madhe.

shkruan_rama.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu