Hapësire reklamuese

Politikë

SKANDALOZE/Fëmjët ngrijnë në shkollat pa ngrohje, Rama jep 67 milionë lekë për dy ditë samit të Diasporës

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_211052" align="alignnone" width=""]Mbledhje qeverie[/caption]

Shprenzimet e shfrenuara të qeverisë “Rama” nuk kanë të sosur

 Ndërsa shkollat anembanë vendit janë pa ngrohje dhe fëmijët mësojnë të ngrirë këmbë e duar, qeveria ka vendosur të harxhojë 67 milionë lekë për dy ditë samit për dasporën që do të zhvillohet në Tiranë dhe Lezhë.

Vendimi është marrë sot nga qeveria si “NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019 PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”. Sipas këtij vendimi Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e vitit 2019, në zërin “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 66 972 800 lekësh, brenda datës 31 janar 2019, për organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, që do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 në Tiranë dhe Lezhë. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

Sipas VKM-së, Ministria e Kulturës, brenda fushës së përgjegjësisë së vet, të bashkërendojë me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për organizimin e aktiviteteve social-kulturore dhe vendosjen në përdorim të monumenteve të kulturës, sipas rastit.

Sipas axhendës së samitit do të ftohen të gjithë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shënuar sukses veçanërisht në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.  Samiti i Dytë i Diasporës përkon me përvjetorin e 575-të të Lidhjes së Lezhës.

Samiti i dytë i Diasporës pritet të mbledhë në Tiranë mbi dy mijë shqiptarë të Diasporës, ku 750 do të jenë të ftuar nderi dhe personalitete shqiptare. 

Samiti i Parë i Diasporës shqiptare, u mbajt më 19 nëntor 2016, duke mbeldhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësues nga gati 40 shtete të botës, por nuk dihet se çfarë lajmi të miirë solli për vendin, përveç harxhimit të miliarda lekëve, siç pritet të ndodhë edhe kësaj radhe.

 vkm.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu