Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Skandali/Tapë nëpër shtëpitë e banorëve, i shkarkon Panariti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti për dy punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë që kishin shkuar për verifikim të dëmeve nëpër shtëpi. “Hasan Hoxha dhe Gëzim Shima u liruan menjëherë nga detyra”, thonë burimet nga Ministria e Bujqësisë. Ministri Panariti e ka konsideruar gjendjen e tyre jo normale. Ndërkohë që këtë e tregonin edhe pamjet filmike realizuar nga News24.

Vlerësuesit e dëmeve të përmbytjeve kanë shkuart  të dehur nëpër shtëpitë e banorëve të fshatrave të përmbytura. News24 në orët e para të mëngjesit në një vëzhgim direkt te banorët e Fitores ka kapur vlerësuesit në gjendje shumë të dehur, që hynin në shtëpitë e banorëve.

Gëzim Sina, Pëllumb Troka dhe Hasan Hoxha kanë dalë përpara mediave me shishe birre në dorë dhe duket qartë që nuk mund të flisnin as përballë kamerave.

News24: Banorët ju akuzojnë se jeni të dehur. A jeni të dehur apo jo?

Zyrtarët: Epo ndonjë birrë edhe mund ta pimë ne…

Por ndërkaq, siç u pa drejtpësëdrejti, nuk ishin në gjendje të flisnin dhe as të komunikonin, as me banorët dhe as me gazetarin që kishin përballë.

Ky është skandali i radhës në gjendjen e emergjencës së këtyre tetë ditëve nga përmbytjet. Ndërkohë që grupet e vlerësimit të dëmeve varen direkt nga Shtabi i Emergjencës, që në rastin e fshatit Fitore, varet direkt nga Prefektura. Që prej ditësh banorët por edhe media ka vlerësuar faktin se prefekturat sidomos në Vlorë e në Fier nuk kanë qenë në nivelin që kërkonte situata.

tedehurok1

 tedehurok2

tedehurok3

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img