Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Skandali me vlerësuesit/Tapë nëpër familje. Panariti: I çuam për ndjekje penale. Rama: Ndodh!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi i ekspertëve që do të vlerësonin dëmet në shtëpitë e fshatit Fitore, në gjendje të dehur shkuan në shtëpitë e banorëve. Kamera e news24 vëzhgoi nga afër dhe vuri re se të gjithë ishin të dehur. Ndërkaq, menjëherë pas shfaqjes së këtyre pamjeve, ministri i Bujqësisë mori masën e shkarkimit të dy ekspertëve të drejtorisë së bujqësisë pranë prefekturës Vlorë. Hasan Hoxha dhe Gëzim Shima, u liruan menjëherë nga detyra dhe u cuan për ndjekje penale. 

“ Ka njerëz të papërgjegjshëm, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit. Ju falenderoj paraprakisht, thotë Panariti, ata janë shkarkuar dhe tani për abuzim me detyrën me tap o merret prokuroria, sepse këta abuzues nuk mund të prishin gjithë atë sforco të madhe që po bëjnë ekipet në terren. Unë jam këtu në krye të punës për tu marrë me situatën, sidmos të ndihmave, dhe aq më tepër për bagëtitë”.

Kryeministri Edi Rama i pyetur për këtë çështje në konferencën për shtyp deklaroi se në këtë situatë mund të ketë ngjarje të tilla.

Më herët gjatë mëngjesit, kamera e News24 intervistoi edhe kryeplakun e fshatit, i cili u shfaq me shishe birre në dorë.

Gëzim Sina, Pëllumb Troka dhe Hasan Hoxha kanë dalë përpara mediave me shishe birre në dorë dhe duket qartë që nuk mund të flisnin as përballë kamerave.

News24:Banorët ju akuzojnë se jeni të dehur. A jeni të dehur apo jo?

Zyrtarët:Epo ndonjë birrë edhe mund ta pimë ne…

Por ndërkaq, siç u pa drejtpësëdrejti, nuk ishin në gjendje të flisnin dhe as të komunikonin, as me banorët dhe as me gazetarin që kishin përballë.

Ky është skandali i radhës në gjendjen e emergjencës së këtyre tetë ditëve nga përmbytjet. Ndërkohë që grupet e vlerësimit të dëmeve varen direkt nga Shtabi i Emergjencës, që në rastin e fshatit Fitore, varet direkt nga Prefektura. Që prej ditësh banorët por edhe media ka vlerësuar faktin se prefekturat sidomos në Vlorë e në Fier nuk kanë qenë në nivelin që kërkonte situata.

tedehurok1

 tedehurok2

tedehurok3

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img