Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

SKANDALI/ Tonelata plehrash digjen mes Spillesë dhe Plazhit të Gjeneralit, reagon edhe Meta: Krim mjedisor me pasoja të rënda për banorët dhe turistët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Skandal i vërtetë në pikun e sezonit turistik në Shqipëri, pasi tonelata mbeturinash po digjen çdo ditë në kodrën e fshatin Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit.

Si pasojë e djegies së mbeturinave është shkaktuar ndotje e madhe mjedisore, duke bërë që turistët të tmerrohen dhe të largohen. Por deri më tani për këtë çështje nuk ka asnjë reagim nga bashkia e Kavajës, e cila duhet të marrë masa urgjentisht që situata të mos përkeqësohet.

Për këtë çështje ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili thotë se ky është një krim mjedisor me pasojë të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, por edhe dëmton imazhin e Shqipërisë. Ai bën thirrje që të ketë një reagim të menjëhershëm të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia.

“E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia”, shkruan Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img