Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Skandali, ryshfet 500 mijë lekë për të ndërtuar shtëpinë tënde

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndodh në Bashkinë e Fierit. Qytetari kërkon leje ndërtimi. Ndërtuesi ka gruan në zyrën e Urbanistikës, e cila ka lidhje me drejtoreshën. Pas zarfit dhe sorollatjes 1-vjeçare, jepet leja

“Fiks Fare”  solli skandalin e radhës, atë të një tjetër rasti mitmarrje në zyrat e shtetit. Një punonjëse në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit ishte sekseria. Ajo i mori një qytetari 500 mijë lekë ryshfet, për t’i dhënë leje të ndërtonte shtëpinë e tij. Lekët ia dha drejtoreshës së Urbanistikës. Në fund, qytetari mori lejen zhvillimore pas një sorollatjeje njëvjeçare.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u paraqit një qytetar. Ai tregoi se dëshironte të ndërtonte një shtëpi në periferi të Fierit. Por, për të realizuar këtë gjë, kërkonte leje ndërtimi nga bashkia. Një kusht që të merrte lejen e ndërtimit ishte që të gjente një firmë ndërtimi. Ai kontaktoi me firmën e zotit Skënder Bregu. Gruaja e ndërtuesit, Adelina Bregu, punon në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit.

Qytetari takon z.Skënder Bregu, i cili i thotë se me 500 mijë lekë mbyllet kjo punë. “Shko jepja gruas sime, futi në zarf, qëndro para derës së saj derisa ajo t’ia japë drejtoreshës, sepse këto lekët duket se janë për të madhin fare” i thotë ndërtuesi. Në fund e këshillon se “kur të dalë ajo (gruaja e tij), ti do ta kuptosh që ia ka dhënë drejtoreshës”.

Qytetari zbaton porosinë e ndërtuesit, shkon në Bashkinë e Fierit të takojë bashkëshorten, punonjëse e zyrës Urbanistike. Më datë 18 prill të këtij viti, qytetari fut lekët në zarf, i numëron para kamerës dhe futet në bashki, pikërisht në zyrën e zj. Adelina Bregu. “Erdha të takoj siç më tha Skënderi” i thotë, ndërsa punonjësja ia pret shkurt “i solle ato?”. Më pas vijon biseda për lekët, ky qytetari i thotë se në zarf ka 500 mijë lekë, madje e pyet nëse mbaron me këtë shumë, apo duhen të tjera. “Me kaq mbaron. Të shkoj t’ia çoj direkt drejtoreshës se mos mendon që i mbaj unë” i thotë Adelina qytetarit, i cili ia lë zarfin në dorë. E gjithë biseda bëhet në zyrën e shtetit, në Bashkinë e Fierit.

Qytetari del në korridor dhe pas tij edhe Adelina, për të shkuar në zyrën e drejtoreshës. Ai e pyet nëse do të dalë leja shpejt, dhe ajo i thotë “prit pra, t’ia çoj”. Më pas Adelina del nga zyra e drejtoreshës sepse ajo kishte njerëz në zyrë dhe shkon te zyra e saj. Drejtoresha e urbanistikës i shkon nga mbrapa Adelinës. Futen të dyja në zyrë. Pas disa çastesh drejtoresha del me një dosje në dorë, ku kamerat e Fiksit kapën edhe zarfin. Në fund, qytetari e pyet Adelinën nëse mbaroi punë dhe ajo i përgjigjet se “Po, po. Ik tani, jemi në rregull”.

Pas dhënies së lekëve, qytetari shkon në bashki, ku punonjësit i bëjnë projektin. Sistemi nuk punon disa herë, por më në fund punonjësit shkojnë në truallin ku do të bëhet shtëpia dhe i vendosin piketimin. Ata i thonë që mos të mërzitet, pasi me të marrë lejen e zhvillimit do të fillojë nga puna.

Megjithatë, pas piketimit qytetari shkon përsëri në bashki, ku kërkon lejen e printuar. Ai flet sërish me Adelinën. “Po tani nuk e bëj dot unë po të them ore. Ajo për konfirmim është, por nuk e konfirmoj unë, ti më pyet mua për të madhin. Gjërat janë tek kryetari, tani unë nuk komunikoj dot me kryetarin çfarë bëre. Nuk e di sa mund të zgjasë” i thotë ajo.

Në fund, pas sorollatjeve njëvjeçare, orvatjeve në zyrat e Bashkisë së Fierit dhe pasi pagoi 500 mijë lekë ryshfet, qytetari mori lejen zhvillimore. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img