Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

SKANDALI/ QEVERIA humb 1.8 milionë eurot e firmës fantazmë të Unazës së Re, SIGAL dhe SIGMA nuk japin asnjë lek (ÇËSHTJA NISET DREJT GJYKATËS)

Lajme të ngjashëm

Hije dyshimi për marrjen e 1.8 milionë eurot e garancisë së kontratës DH-Albania.

Dy kompanitë e sigurimeve Sigal dhe Sigma që kanë bërë sigurimin e kontratës për njërin nga lotet që kjo kompani ka përfituar në vlerën e 18 milionë eurove, nuk do të jepet nga kompanitë e sigurimit.

Ministri i Energjetikës dhe Transportit , Damian Gjiknuri tha se në bazë të kontratës, garancia e dhënë nga Dh-Albania, prapa së cilës “fshihej” Gener2, do të merrej nga buxheti i shtetit dhe kjo ishte në shumën e 1.8 milionë eurove.

Menjëherë pas letrës së Autoriteti kombëtar i rrugëve u çoi dy kompanive Sigal dhe Sigma për të dorëzuar eurot e garancisë në buxhetin e shtetit, këto të fundit kthyen përgjigje se nuk do të paguanin asnjë euro, pasi firma DH-Albania, ka fituar tenderin me dokumente falso dhe se këto euro nuk përfitohen.

Por menjëherë kësaj përgjigje, Autoriteti i Rrugëve u ka shkruar dy firmave një tjetër letër ku i thonë se eurot e vendosura janë GARANCI e KONTRATES, pra për sigurimin e kontratës, dhe jo për procedurën e tenderit. Kjo shumë i përket 10 përqind të tenderit që fitohet në bazë të kontratës që ishte 18 milionë euro.

Dy kompanitë SIGAL dhe SIGMA ende nuk kanë kthyer përgjigje për këtë letër të dytë që Autoriteti i Rrugëve u ka dërguar. Siç duket çështja mes dy firmave SIGAL dhe SIGMA dhe Autoritetit Rrugor të shkojë në gjykatë, dhe procedurë pas procedure, këto para, që duhet të përfitonte shteti, të mos jepen kurrë. Veç historisë së falsifikimit të tenderit, firma që do të merrte 18 milionë eurot, tashmë nëpërmjet procedurash, do të shpëtojë pa dhënë 1.8 milionë eurot e garancisë.


Më shumë