Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

SKANDALI/ Qendra Residenciale e Grave kthehet në “MAKTH” për gruan, së bashku me dy fëmijët ofendohet dhe nxirret jashtë nga personeli

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nënë me dy fëmijë e dhunuar nga burri kërkon ndihmën e Fiksit. Kësaj here dhunuesi i saj nuk është bashkëshorti, por Qendra Residenciale e Grave  ku ajo ka qëndruar deri më sot.

Për gazetarët e Fiksit ajo tregon se ka patur urdhër mbrojte për të qëndruar në këtë qëndër. Por ditën që Fiksi ka qenë aty i ka përfunduar edhe afati i urdhërit të mbrojtjes. Drejtuesit e qendrës i kanë thënë që të mbledhë rrobat bashkë me fëmijët e saj dhe të dalë jashtë qendrës. Me lot në sy kjo nënë rrëfen se për të do ishte më mirë të duronte të rrahurat e bashkëshortit, sepse dhuna psikologjike e ushtruar nga drejtuesit e kësaj qendre dhe i gjithë personeli paska qenë e papërballueshme për të.

Zonja tregon se në këtë qendër sociale kanë mbetur vetëm dy gra, ku njëra prej të cilave ka fëmijë. Ndërkohë që personeli është i plotë duke filluar që nga punonjëset sociale, psikologe apo punonjëse të tjera. Gjithashtu ajo rrëfen se trajtohen shumë keq nga ky personel, por nuk ka mundur të denoncojë më parë se nuk ka patur ku të shkojë dhe aq më tepër sot që i ka mbaruar urdhëri i mbrojtjes. Drejtuesit e kanë dëbuar nga kjo qendër bashkë me fëmijët e saj  dhe zonja nuk ka ku të shkojë, pasi është nga fshatrat e thellë të Hasit. Fëmijët e saj 5 dhe 7 vjeç kanë shkuar në kopsht dhe në shkollë dhe tani që ju ka mbaruar urdhri i mbrojtjes janë në rrugë.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare komunikojnë menjëherë me drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror. Pas këtij komunikimi çantat e zonjës dhe të fëmijëve merren nga rruga dhe rikthehen sërish brenda qendrës. Gjithashtu Shërbimi Social Shtetëror thotë se gruaja dhe fëmijët do qëndrojë edhe disa ditë në institucionin ku kanë qëndruar për 1 vit. Më pas kësaj zonje do i sigurohet strehimi në një banesë me qira dhe akomodimi i saj dhe fëmijëve do të paguhet nga organizata joqeveritare. Emisioni Fiks Fare arriti që kjo nënë me fëmijët e saj jo vetëm të mos lihej në mes të rrugëve pa shpresë, por t’i sigurohej edhe strehimi pa asnjë kosto për të!/Fiks Fare

Më shumë




spot_img








spot_img