Hapësire reklamuese

Bota

Skandali që po e largon nga “Shtëpia e Bardhë”, si lindi historia e email-eve të Clintonit?

Shkruar nga Newsbomb

Votuesit amerikanë dyshojnë lidhur me besueshmërinë e kandidates demokrate për president, Hillary Clinton, pas zbulimit të përdorimit të një serveri privat të e-mail-ve për korrespondencë zyrtare gjatë mandatit të saj si sekretare e Departamentit amerikane të Shtetit.

Më poshtë "Ata" sjell një kronologji e zhvillimeve kyçe lidhur me skandalin e e-mail-ve:

Viti 2015

2 mars – Gazeta e përditshme prestigjioze njujorkeze “The New York Times” raporton se “Clinton ka përdorur një llogari private e-mail-i për korrespondencat zyrtare gjatë mandatit të saj si sekretare e Shtetit nga vitit 2009 deri në vitin 2013.

10 mars – Clinton pohon se “nuk ka dërguar ndonjë material të klasifikuar si dhe nuk ka thyer asnjë rregull në përdorimin e e-mail-it të saj privat.

27 mars – Raportet nxjerrin në pah se Clinton ka fshirë dhjetëra mijëra mesazhe nga serveri privat.

22 maj – Qeveria e SHBA-së fillon të publikojë disa nga e-mail-et e Clintonit.

4 gusht – “Uashington Post” raporton se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur të vëzhgojë sigurinë e serverit privat të Clintonit si dhe të zbulojnë nëse materiale konfidenciale mund të jenë kompromentuar.

11 gusht – Clinton shpall vendimin për të dorëzuar serverin privat pranë Departamentit të Drejtësisë.

Viti 2016

25 maj – Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit konstaton se Clinton ka shkelur rregulloren e brendshme.

2 qershor – Donald Trump kërkon që Clinton të burgoset.

2 korrik – Zyrtarët e FBI-së marrin në pyetje Clinton për më shumë se tre orë.

5 korrik – FBI deklaron se nuk rekomandon ngritjen e kallëzimeve penale kundër Clintonit për përdorimin e një serveri privat e-mail-i duke përmendur mungesën e provave se Clinton apo ndihmësit e saj kanë pasur qëllim të shkelin ligjet mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar.

6 korrik – Departamenti  amerikan i Drejtësisë ndjek rekomandimin e FBI-së.

28 tetor – FBI njofton se po shqyrton e-mail-et e reja që mund të kenë lidhje me hetimin për trajtimin e Clinton të informacionit të klasifikuar.

30 tetor – Clinton i kërkon FBI-së të publikojë faktet e plota mbi çështjen e e-mail-eve.

Lexo edhe: Investigimi i FBI po përmbys sondazhet, Clinton humbet terren të madh, ja ku ndodhet Trump

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.