Hapësire reklamuese

Aktualitet

SKANDALI/ Pezullohen regjistrimet në QS. Shteti i lë jashtë, studentët përplasen me përgjegjësen e konviktit: Po për ne nuk mendoni? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALI/ Pezullohen regjistrimet në QS. Shteti i lë jashtë,

Një pjesë e afganëve që do të vijnë në Shqipëri do të strehohen në konviktet e Tiranës, kryesisht në Qytet Studenti, në ambientet e konvikteve studentore nr.24, 25, 7, 8 dhe 2.

Lajmi është konfirmuar pasi është vërtetuar përmes një kamere të fshehtë në ambientet e godinës. Faxnews është interesuar për një dhomë të lirë, por përgjegjësja e konviktit ka pranuar se kjo nuk është e mundur pasi në godinat e studentëve do të strehohen afganët të cilët pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Sipas saj urdhëri ka ardhur sot dhe bën me dije se janë pezulluar regjistrimet për studentët. Ndërkohë dhe studentët rezidentë janë detyruar të largohen. Studentëve u është thënë se ato do të lëvizen në godina të tjera, por pa specifikuar se ku.

Në këto kushte ata gjenden të papërgatitur përballë një situate ku ndihen të braktisur dhe në mes të katër rrugëve. “Po për ne a nuk mendoni ju”, dëgjohet të thotë me zërin e dridhur studentja.

Shihni videon më poshtë:

LEXO EDHE: “Merrni rrobat e dilni jashtë se do të fusim afganë!”, studentët e QS me valixhe ‘në mes të 4 rrugëve’

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu