Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SKANDALI NË VETTING/ KPA si “zyrë noterie” e Sokol NGRESIT për apartamentin 113 m2, gjyqtarin e ndihmon dhe djali I hallës-shef në Ministrinë e Brendshme (DOKUMENTET)

Shkruar nga Newsbomb

Një skandal I madh ka përfshirë një prej organeve më të rëndësishme të vettingut, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Bëhet fjalë për rastin e gjyqtarit të Vlorës Sokol Ngresi. Në këtë ngjarje është “implikuar” dhe kryesuesja e trupës gjykuese A.SH.

Newsbomb.al ka siguruar ekskluzivisht dokumentet që tregojnë se gjyqtari I Apelit të Vlorës Sokol Ngresi, është përpjekur të fshehë pasurinë në vetting dhe një apartament 113 m2 në qytetin bregdetar. Palë në këtë proces është bërë dhe Kolegji I Posaçëm I Apelimit, I cili ka zbuluar apartamentin por zvarrit procesin për Sokol Ngresin.

Sipas dokumenteve që ne I disponojmë dhe po I publikojmë më poshtë, gjyqtari Sokol Ngresi ka blerë një apartament në vitin 2014 në qytetin e Vlorës, me sipërfaqe 113,43 m2 dhe vlerë 68,000 (gjashtëdhjetë e tetëmijë) euro, nga biznesmeni I njohur vlonjat Flamur Kadëna.

Mirëpo, kur futet në vetting gjyqtari Sokol Ngresi nuk e deklaron këtë apartament dhe Komisioni I Pavarur I Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) nuk e identifikon dot. Për paaftësi apo arsye të tjera që ne aludojmë se mund të jenë për të mbrojtur Ngresin.

Atë që nuk e gjeti dot shkalla e parë e vettingut, ose bëri sikur, e gjeti Komisioneri Publik në bazë dhe të një denoncimi të bërë nga biznesmeni dhe ndërtuesi vlonjat Flamur Kadëna. Këtu fillon dhe skandali I Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Skenari I parë për të mbrojtur Sokol Ngresin, KPA zvarrit shkarkimin e gjyqtarit të Vlorës

I gjendur në kushtet e fshehjes së pasurisë dhe mosdeklarimit të një apartamenti me sipërfaqe 113 m2 buzë detit, gjyqtari Sokol Ngresi gjen alibinë e radhës. Ai deklaron në sallën e vettingut se dokumenti I FIRMOSUR prej tij për blerjen e apartamentit nga kompania e ndërtuesit Flamur Kadëna, ishte I falsifikuar.

Biznesmeni vlonjat ka shkuar dhe vetë në seancën që KPA ka bërë dhe është përballur me gjyqtarin Sokol Ngresi. Para trupës gjykuese dhe përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM - organ që monitoron vettingun), Flamur Kadëna ka treguar të gjitha dokumentet ORIGJINALE për marrëveshjen e bërë me Sokol Ngresin, për shitjen e apartamentit.

Shpjegimet dhe dokumentet e Kadënës kanë bindur dhe përfaqësuesin e ONM. Edhe Komisioneri Publik kërkoi që gjyqtari Ngresi të mos konfirmohej në detyrë por të shkarkohej. Por këto fakte dhe dokumente nuk kanë bindur KPA. Ose ky institucion nuk ka dashur vetë të bindet, për arsye të caktuara.

Ndryshe nga çfarë ndodh me rastet e tjera kur gjyqtarë dhe prokurorë shkarkohen për pasuri 1 milion lekë të vjetra, për Sokol Ngresin vendimi po zvarritet. Mesa duket fshehja e pasurisë në shuma që kalojnë mijëra euro siç është rasti në fjalë, nuk I bën përshtypje vettingut.

Skenari I dytë, Sokol Ngresin e mbron dhe djali I hallës-shef në Ministrinë e Brendshme, Vladimir Ikonomi

Kur pozitat në vetting iu lëkundën dhe kryetarja e KPA nuk mbante dot presionin e vetme përballë parregullësive të tij, Sokol Ngresi gjen alibinë e dytë. Në skenë del djali I hallës së Sokol Ngresit, Shefi I Laboratorit Kriminalistik në Ministrinë e Brendshme Vladimir IKONOMI.

Ky I fundit bën çdo gjë që djali I hallës të dalë “i larë” nga vettingu.

Dokumetet që ndërtuesi I njohur vlonjat Flamur Kadëna çoi në seancë, kërkohen nga KPA që t’I nënshtrohen ekspertimit, nëse firma ishte e Sokol Ngresit apo ishte falsifikuar. Mesa duket ky skenar ka qenë I qartë që në nisje të procesit të vettingut, dhe këtë ne do t’jua provojmë më poshtë.

Një proces që merr përmasat e skandalit

Dokumentet ORIGJINALE të kontratës që Flamur Kadëna kishte bërë me Sokol Ngresin përfundojnë në zyrën e Vladimir Ikonomit. Po, po! Në zyrën e djalit të hallës së Sokol Ngresit. Dy ekspertët në varësi të djalit të hallës së gjyqtarit të Vlorës, Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako, marrin në dorë dokumentet dhe pas një muaji dalin para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sipas tyre firma e Sokol Ngresit ishte e falsifikuar.

Ky është skandali të cilin e parashtruam më sipër.

Shefi I Laboratorit Kiminalistik në Ministrinë e Brendshme, me vartësit e tij Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako, nxjerrin se firma e gjyqtarit të Apelit të Vlorës Sokol Ngresi ishte falsifikuar. Një veprim që edhe ky si ai i KPA-së, i ka të qarta prapaskenat. Madje, newsbomb.al mëson se një prej ekspertëve kriminalistik të përmendur më sipër vuan nga një sëmundje e rëndë e cila ka nevojë për një buxhet të madh financiar për t’u kuruar.

Ky është një skandal I madh për të cilin institucionet duhet të reagojnë. Së pari vetë organet e vettingut dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të ONM-së, të cilët duhet të kërkojnë marrjen nën përgjegjësi penale të Sokol Ngresit dhe ndjekjen e procedurave të tjera ligjore ligjore.

KPA përballë fakteve dhe provave të pakundërshtushme po zvarrit seancat gjyqësore për kolegun Sokol Ngresi. Ky skandal përfshinë dhe Ministrinë e Brendshme, ku zyrtarë të lartë dhe funksionarë bëjnë ekspertiza të rreme për qëllime dhe përfitime personale, siç është rasti I djalit të hallës së Sokol Ngresit, shefit të Laboratorit Kriminalistik në Ministrinë e Brendshme Vladimir Ikonomi.

Beteja e ndërtuesit Flamur Kadëna me “të pavarurit” e vettingut

Me dokumentet origjinale në dorë, të cilat I kishte firmosur vetë ballë për ballë me Sokol Ngresin në vitin 2014, Flamur Kadëna kërkon sipas ligjit që ekspertimi I firmave të bëhej nga ekspertë privatë. Jo në një, por në dy ose më shumë, për të provuar se ai realisht kishte të drejtë.

Ai shkon në një specialist kriminalistik dhe dorëzon dokumentet origjinale që kishte firmosur me gjyqtarin Sokol Ngresi. Aty, dorëzon dhe disa firma publike të Sokol Ngresit, të vendimeve gjyqësore të ndryshme që ai kishte dhënë gjatë karrierës së tij.

Siç mund t’I shikoni dhe në dokumentet ekskluzive që newsbomb.al ka siguruar, eksperti kriminalistik Suolo Hodo ka analizuar të gjitha firmat dhe ka arritur në konkuluzionin se: TË GJITHA NËNSHKRIMET (FIRMAT) E SOKOL NGRESIT JANË TË NJËJTA DHE JANË SHKRUAR NGA E NJËJTA DORË!

Newsbomb.al mëson se ky skandal ku përfshihen shumë zyrtarë dhe institucione të rëndësishme të vendit, ka shkuar dhe në SPAK. Prokurorët specialë kanë në dorë provat dhe dokumentet që biznesmeni Flamur Kadëna ka depozituar për këtë rast. Dokumente të cilat i disponojmë ekskluzivisht dhe ne dhe po I përfshijmë në këtë artikull.

Nga një person që denoncoi gjyqtarin e Vlorës, Flamur Kadëna është akuzuar për falsifikim, për shkak të praktikave të dyshimta të organeve të vettingut. Një biznesmen dhe ndërtues I madh tashmë ka zgjedhur t’I drejtohet Prokurorisë Speciale për mashtrimin dhe zvarritjet që janë bërë në procesin e vettingut të Sokol Ngresit, dhe për të sqaruar se flasifikuesi nuk është ai, por njerëzit e përmendur më sipër.

Nga ajo që ne mësojmë ekskluzivisht, bëhet me dije se në SPAK ka përfunduar dhe djali I hallës së Ngresit, shefi I Laboratorit Kriminalistik në Ministrinë e Brendshme Vladimir Ikonomi, dhe vartësit e tij, Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako. Këta persona për interesa të caktuara, kanë depozituar në KPA përgjigje të rreme për firmën e gjyqtarit Sokol Ngresi.

Ndërkohë që ekspertë privatë shqiptarë dhe ndërkombëtar, sepse zoti Flamur Kadëna ka bërë ekspertim të firmës dhe në Itali, kanë provuar se firma në dokumentet për blerjen e apartamentit 113 m2, është e Sokol Ngresit dhe është hedhur me dorën e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll