Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

SKANDALI në PD/ Kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe ish-deputetja nuk gjejnë emrat në listën e votuesve dhe nuk lejohen të votojnë

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme po zhvillohen zgejdhjet për kryetarin e ri të Partisë Dmeokratike, kun ë garë janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Por jo të gjithë anëtarët e PD janë lejuar të votojnë, pasi shumë prej anëtarëve nuk e kanë gjetur emrin në listë. Mes tyre janë edhe E’them Aga, kandidati për deputet në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit dhe Lajla Përnaska, ish-deputete e PD.

Të dy këta anëtarë nuk janë lejuar të votojnë për kryetarin e ri. Një skandal me listat e PD-së, pasi është e çuditshme si mund të mos e ketë emrin në listë një prej kandidatëve që përfaqësonte PD-në para qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar votën, apo edhe ish-deputetja që ka përfaqësuar zërin e qytetarëve shqiptarë nën siglën e PD-së.

Postimi i Lajla Përnaskës:

Njoftim:Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese ME VOTË, më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë).I qëndroj bindjes sime se:“ Njē Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj.Shqipëria do bëhet .


Më shumë