Hapësire reklamuese

Rajoni

Skandali në Maqedoni/ Hiqet pllaka antike me mbishkrimin “DARDANUS” për t’i hapur rrugën ndërtimit të një pallati

Shkruar nga Newsbomb

Një krim ndaj historisë dhe arkeologjisë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, ku raportohet se autoritetet po ndërhyjnë barbarisht mbi disa rrënoja antike duke i hapur rrugën ndërtimit të pallateve moderne.

Është shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut Feri Arifi ai që ka ngritur alarmin se Shkupi i vjetër po gjurmohet e shkatërrohet dhe artefaktet po thyhen.

“Shkupi vjetër po shkatrrohet nga sllavet e po gjurmohet dhe artifaktet po thyhen”, shkruan në facebook shkrimtari dhe historiani Feri Arifi.

Sipas tij shqiptarët e kanë problemin mes tyre dhe askush nuk po reagon mbi këtë çështje.

“Shkupi vjetër po shkatrrohet nga sllavet e po gjurmohet dhe artifaktet po thyhen. Shqiptarët po grinden në mes vete, me ke me shku. Asukujt për artifakte si dëshmi që po shkruajn me shkronja Dardania nuk po i han palla, shqip e shkurt. Përmes fotove te marrura nga Nexhat Dardhishta, duket qarte se Historia Dardane po mbetet “rrugeve” ka përfundur Arifi.

Ndërkohë televizioni "TV21" ka tentuar të hyjë në zonë, por nuk është lejuar me pretendimin se është pronë private.

Një prej pllakave antike me mbishkrimin Dardanus Një prej pllakave antike me mbishkrimin Dardanus

Historiani Muzafer Bislimi, thotë se ka ligj që edhe nëse gjenden artefakte në provat private, duke qenë se ato dëshmojnë historinë e një populli atëherë ndërtimet ndërpriten.

Pikërisht në këtë zonë, është gjetur një pllakë antike, me mbishkrimin “Dardanus” ndër të tjera.

“Si në të gjithë botën ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut ka ligj i cili thotë se pa marrë parasysh investitori nëse është tokë e tij apo jo edhe në pronën private edhe nëse gjenden artifakte që janë të rëndësishme për kulturën dhe historinë e popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë ndërtimi menjëherë pritet dhe lajmërohet Agjensia e Trashëgimisë Kulturore i cili është organ i thirrur”, ka thënë Bislimi.

Drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Arian Asllanaj, ka qenë i pranishëm gjatë ditës së djeshme dhe ka premtuar se pllakën më mbishkrimin “Dardania” do ta dërgojë në muzeun arkeologjik të Shkupit.

Asllanaj së bashku me me ambasadorin kosovar kanë vizituar këtë vend gjatë ditës së sotme dhe kanë marrë pllakën me mbishkrimin “DARDANUS” dhe e kanë dërguar në nekropolin e qytetit të Shkupit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu