Hapësire reklamuese

Politikë

Skandali në Jetimoren e Shkodrës, Klosi: Dënoj me forcë ngjarjen e rëndë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër, ku pas hetimeve nga Prokuroria rezultoi se tre vajza të mitura ishin abuzuar seksualisht ndërsa fëmijë të tjerë ishin dhunuar brutalisht.

“Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj çdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve”, shkruan Klosi në FB...

Prokuroria e Shkodrës urdhëroi arrestimin e 5 punonjësve të Jetimores së bashku me ish-drejtoreshën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.