Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandali në Durrës/ 2 mln dollarë i fiton një kioskë pastrimi kimik...Do lajë çarçafët e spitalit (INVESTIGIMI-FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Skandali në Durrës/ 2 mln dollarë i fiton një kioskë

“Komisioni jonë ka bërë vlerësimin e këtij tenderi, pas të cilit janë instanca të tjera ku është KPP, pastaj Gjykata Administrative, pra janë procedura varg që lidhen. Paraqitja e dokumenteve origjinale te ne nuk është bërë, pasi nuk është mbyllur procedura finale që të jetë firmosur kontrata me fituesin. Kështu që …  Gjithçka është parë nga një grup komisioni.”

Endrit Shehu pranon që ka qenë kryetar i Komisionit të Ofertave dhe i vendosur në pozitë të vështirë para pyetjeve të gazetarit thotë: “Në momentin që ai sjell dokumente, të cilat dyshohen se nuk janë origjinale nga ana juaj, atëherë nuk lidhet kontrata.”

Ai gjithashtu shprehet se detyra e tij është të jetë mjek dhe si i tillë i ka vlerësuar operatorët për tenderin e shërbimit të lavanterisë në spitalin e Durrësit.

Por dy firmat e tjera pjesëmarrëse në tender janë ankuar për përzgjedhjen e operatorit fitues dhe Komisioni i Prokurimit Publik fillimisht pranoi ankesën e tyre. Por pasi dy firmat paguan nga 9 milionë lekë, komisioni, i përbërë nga Evis Shurdha, Leonard Gremshi, Hektor Balluku, Kleves Janku dhe Odise Moçka, e rishqyrtoi dhe vendosi se ankesa e dorëzuar pranë autoritetit kontraktor dhe K.P.P nuk ka respektuar afatet e ankimimit sikurse përcaktohet në ligj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese