Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Skandali në Britani, shkarkohet ministri i Mbrojtjes se nxorri informacione sekrete te Huawei

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May shkarkon sekretarin e mbrojtjes Gavin Williamson për shkak të rrjedhjes së informacioneve, duke ia dhënë kompaninë Huawei.

albsig

spring

Gavin Williamson është shkarkuar pasditen e sotme si sekretar i Mbrojtjes pasi u zbulua se ai ishte përgjegjësi rrjedhjes së informacioneve për kompaninë e Huaweit, transmeton newsbomb.al.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se kryeministrja Theresa May kishte humbur besimin në aftësinë e Williamsonit për të shërbyer në rolin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe si anëtar i kabinetit të saj.

Vendimi i Theresa May u bazua në informimin e saj për sjelljen e sekretarit të Mbrojtjes në lidhje me hetimin mbi rrethanat e zbulimit të paautorizuar të informacionit nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare’, tha në deklaratën për shtyp zëdhënësi i qeverisë britanike.

Kryeministrja May deklaroi se sekretari i Mbrojtjes Gavin Williamson, dyshohet për dhënie të informacioneve shtetërore britanike kompanisë kineze të telekomunikacionit Huawei, një vendim i paautorizuar më parë nga mbledhjet në Këshillin Kombëtar Britanik të Sigurisë.

Sipas mediave ndërkombëtare informacioni ka dalur nga mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të shërbimit sekret britanik MI6, ministri i Brendshëm, Kryeministrja si dhe përfaqësues të oborrit Mbretëror.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img