Hapësire reklamuese

Aktualitet

SKANDALI në BERAT/ Bashkia jep leje për marrje inertesh në lumin Osum, nga prishja e shtratit të lumit rrezikohet përmbytja e disa shtëpive (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kompania merr inerte nga lumi OSum, rrezikohet permbytja e disa banesave

Një skandal i madh po ndodh me dhënien e lejeve nga bashkia e Beratit për marrjen e inerteve në lumin Osum.

Burime nga Berati thanë për newsbomb.al se bashkia e Beratit ka dhënë leje për marrjen e inerteve në lumin Osum, por si pasojë po shkatërrohet shtrati i lumit.

Prishja e shtratit të lumit sjell edhe rrezikun për përmbytjen dhe shembjen e disa shtëpive që gjenden aty afër, të cilat janë të ndërtuar 30 vite më parë me lejen e bashkisë.

Sipas denoncimit që vjen në newsbomb, qytetarët kanë kërkuar zgjidhje në bashki dhe në polici, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga asnjë.

Në Shqipëri ndodh shpesh që të abuzohet me lejet e bashkive për marrjen e inerteve nga lumenjtë, ku shumë kompani janë gjobitur pasi kanë prishur shtratet e disa lumenjve.

132453518_394255155178300_592471688762315809_n.jpg132506236_431786314856790_6468467787728338632_n.jpg132045310_238472371066630_7690324716447624762_n.jpg131997051_186974063113317_5629493860380132628_n.jpg



Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll