Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SKANDALI/ Ndërtonte pa leje në zonën e HEC-it të Tucit, pronari i firmës dhunon 4 punonjësit e Drejtorisë së Monitorimit të HEC-eve, ngjarja mbahet e fshehtë (HISTORIA E ZBULIMIT TË PUNIMEVE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një skandal i madh ka ndodhur në muajin maj në zonën e HEC-it të Tucit, në Fushë Arrëz, ku 4 punonjës të Drejtorisë së Monitorimeve të HEC-eve kanë zbuluar se firma e Mark Gjinit që do të ndërtojë këtë hidrocentral po ndërtonte pa leje, por janë dhunuar nga vetë pronari dhe punëtorët e tij.

Sipas dokumenteve të siguruara ekskluzivisht nga newsbomb.al, 4 punëtorët e Drejtorisë së Monitorimeve të HEC-eve kanë bërë kallëzim në polici, por ngjarja është mbajtur e fshehtë deri më sot, edhe pse ka ndodhur në muajin maj.

Në kallëzimin e punonjësve, thuhet se ata kanë shkuar dhe kanë bërë disa foto në zonën ku do ndërtohet godina e centralit të HEC-it të Tucit, por kanë parë se në atë zonë ishin bërë edhe disa punime të tjera, të cilat nuk përfshiheshin në kontratën koncesionare. Pasi kanë bërëfotot, ata janë larguar, por në mes të rrugës i ka ndalur Mark Gjini, pronari i firmës dhe dy punonjësit e tij, të cilët kanë kërcënuar dhe dhunuar specialistët e Drejtorisë së Monitorimeve.

Pas dhunës së ushtruar nga Gjini dhe punëtorët e tij, 4 personat e dhunuar janë nisur drejt komisariatit ër të bërë denoncim, por në atë moment Mark Gjini ka telefonuar njërin prej tyre dhe e ka kërcënuar që të mos bëjnë denoncim, pasi në të kundërt jeta e tyre do të ishte në rrezik nga njerëzit e tij. Duke marrë parasysh rrezikun, 4 punonjësit kanë vendosur që kallëzimin ta bëjnë në Tiranë.

Dokumentet janë ekskluzive të Newsbomb.al. Emrat e punonjësve të Drejtorisë së Monitorimit të HEC-eve janë mbuluar për të ruajtur identitetin e tyre:


196594284 500713211241488 9005703422913050522 n
195295571 165924562157791 4979586247128447027 n
195321682 263220948930071 4375524209368384205 n 1
195549295 4195902410530203 6944363444764162936 n 1

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img