Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Skandali/ Monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë drejt shkatërrimit të plotë (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Skandali me monumentin simbol të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë sa vjen e thellohet. Monumenti i vendosur vetëm dy vite më parë në qendër të Tiranës tashmë është drejt shkatërrimit total.

“Do duhej të ishte simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë dhe shtetit shqiptar. Do duhej të ishte një vend me të cilin krenohemi të gjithë, një simbol për kryeqytetin dhe imazhin modern të shtetit. Rreth gjysëm milion euro u investuan për të ngritur një simbol-monument, i cili sot, është pas rreth dy vitesh është braktisur tërësisht, është grabitur, është dëmtuar dhe denigruar, mbi të janë “shtuar” vec emrave të etërve themelues edhe emrat e ca individëve pa minimum kulture, pllakat e tij janë servirur për skrap në tregun e shkrirjes, hapësira brenda tij ka zhdukur cdo element arstistik dhe dinjiteti, i gjithë kompleksi është lënë në mëshirën e fatit, ironikisht si vetë shteti shqiptar më 1915, pra 100 vjet më parë!

Ky është monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë, në qëndër të Tiranës, 100 metra larg ministrisë që mbulon zhvillimin dhe turizmin, 200 metra larg bashkisë, 300 metra larg sallës ku mblidhen “baballarët” e kombit, 500 metra larg kryeministrisë”, shkruan politologu Afrim Krasniqi i cili sjell edhe këto pamje.

{mp4}5821{/mp4}
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img