Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Skandali: Media e njohur greke e quan Gjirokastrën “qytet minoritar grek”, akuzon Ramën se po riparon vetëm banesat osmane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një prej sajteve më të njohura të lajmeve greke në gjuhën angleze, Greek City Times, e quan qytetin e Gjirokastrës si qytet i minoritetit grek.

Propaganda e faqes në fjalë vijon më tej duke thënë se kryeministri Edi Rama “që njihet për afrimitetin me turqit”, ka vendosur përmes një marrëveshje me ministrin turk të kulturës të riparojë vetëm ato ndërtime të periudhës osmane.

Artikulli i gazetarit Panagiotis Savvidis vijon më tej duke thënë se Gjirokastra është qytet i banuar nga minoritarët, dhe qendër e rëndësishme e minoritetit grek.

Në fakt, e gjithë pjesa muzeale e qytetit të gurtë është e ndërtuar nga shqiptarët me stilin arkitekturor osman, që ishte dominues në atë kohë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë qytete që sot janë greke, por dikur flisnin shqip.

Siç e kanë dëshmuar edhe disa dokumentarë të realizuar së fundmi, përfaqësuesit grekë në Gjirokastër pjesë e konsullatës së përhershme të vendosur aty, asnjëherë në fakt nuk kanë qenë të interesuar për restaurimin e ndonjë “vepre” greke, por qëllimet e tyre s’ka shqiptar që s’i di.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img