Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

SKANDALI me tenderin e OST, skualifikon të gjithë garuesit dhe shpall fitues kompaninë me ofertën 100 MILION Lek më TË LARTË

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëse do t’i hidnit një sy tenderave që realizon Operatori i Sistemit të Transmetimit, do të kuptonit se janë disa nga më të çuditshmit gjatë gjithë këtyre viteve të fundit.

Duke nisur nga mirëmbajtja e makinave, tenderat për lavazhin e makinave, deri te prerja e biletave për në qytete europiane, apo vendosje e sistemit aspirimi, deri te shuma qesharake për mirëmbajtjen e godinave, është e vështirë të kuptosh nëse bëhet fjalë për OST, apo ndonjë klub nate.

Së fundmi, një tender skandaloz për pajisjen me veshje të punonjësve të OST-së i shkakton një dëm prej 100 milion lekësh xhepave të qytetarëve.

Edhe pse tender modest për nga vlera, në garë kanë marrë pjesë kompani serioze dhe me eksperiencë disa vjeçare në treg, ofertat e tyre kanë qenë të arsyeshme, por jo për OST, që ka vendosur të nxjerrë në krye një kompani me ofertën 100 milion lekë më të lartë, dhe duke skualifikuar konkurrentët e tjerë me CV shumë herë më të pasur nga kjo kompani.

Nën drejtimin e Skerdi Drenovës, OST ka qenë vazhdimisht në qendër të skandaleve dhe akuzave për abuzime marramendëse, jo më me shifra modeste 100 milionëshe në lekë, por miliona euro, ku katër nga pesë tendera të majmë, i ka fituar e njëjta kompani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img