Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

SKANDALI me TENDERIN e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, PD inkurajon SPAK: Hetoni korrupsionin, i përfshirë djali i drejtorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar sërish për skandalin me tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku inkurajon SPAK të hetojë korrupsionin, pasi në këtë tender abuziv është i përfshirë edhe Fidan Agolli, djali i drejtorit Dritan Agolli.

Kujtojmë se SPAK njoftoi nisjen e hetimit për kë tender, pasi drejtori Dritan Agolli akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Denoncimi për tenderin abuziv të FSHZH-së është bërë nga neësbomb.al disa ditë më parë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” drejtorit Dritan Agolli listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

Tenderi është hapur më datë 21 tetor 2021 dhe ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, me një fond limit prej 41,666,667 lekësh të reja pa TVSH.

Pas procedurave që janë ndjekur, fituese janë shpallur dy kompani por që në garë janë futur si një, pra bashkim operatorësh, shkruan neësbomb.al. Ato janë Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik. 

Gara kompromentohet kur mëson se kuzhinieri i njohur për publikun shqiptar, në disa emisione dhe audicione në fushën e gatimit, punon si shef kuzhine në një restorant luksoz në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit. Edhe nga të dhënat e nxjerra nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), provohet pronësia e restorantit të mësipërm dhe pronari i vetëm është Flladi Agolli.

Pra, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep një tender me vlerë mbi 400 milionë lekë kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ERVIN SALIANJI

Pak ditë më parë denoncuam se si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë 500 milionë lekë për përgatitjen e një menuje trandicionale.

Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.

Përvec tenderit të ekzagjeruar, skandali thellohet edhe më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i vetë drejtorit FSHZH Dritan Agolli që ka bërë tenderin.

Sot kjo cështje është marrë nën hetim nga SPAK dhe qytetarët shqiptatrë presin transparencë për kostot e dyshimita të tenderit, për procedurën e ndijekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë, dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.

Pasi, përtej justifikimeve të vonuara të drejtuesit të këtij institucioni, kjo listë gatimesh prej 500 milionë lekësh, për qytetarët shqiptarë përfaqëson një shuplakë përballë një relaiteti ekonomik të vështirë, e për një pjesë të madhe të papërballueshëm, deri në kushtet e mbijetesës.

Sepse ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me me skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi  vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët dhe jo qytetarët, sic ishte rasti dramatik i zonjës që humbi jetën pak ditë më parë në qarkun e Fierit, e cila kishte 1 vit pa energji elektrike.

Kjo ndarje gjithmonë e më e thellë midis shumicës dërrmuese të njerëzve që jetojnë ndershmërisht dhe një pakice makute, përherë e më të vogël, që pasurohet duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve, është ilustrimi më i qartë se si korrupsioni, që shkon nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri të megaskandali i inceneratorëve, është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.

Ndaj ne përshëndesim vendimin e SPAK për të nisur verifikimet për këtë tender tender skandaloz dhe i inkurajojmë t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë që kanë për detyrë të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve përballë një pushtetit arbitrar dhe klientelist që vepron në mëyrë të paligjshme.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img