Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali me publikimin e pagave, flet drejtoresha e AKSHI-t: Nuk kemi të bëjmë me hakim, presim që shumë shpejt të zbardhet e vërteta

Shkruar nga Newsbomb

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë. Ajo tha se nuk kemi të bëjmë me një hakim nga jashta, ndërsa shtoi se pret që shumë shpejt të zbardhet e vërteta dhe autorët të shkojnë përpara drejtësisë.

Karçanaj tha në “Opinion” se çdo sistem lë gjurmë, ndaj është ruajtur çfarëdo veprimi që shtë bërë dhe nga kush është bërë.

“Ajo që ka ndodhur është shumë shqetësuese dhe mirëkuptoj reagimet e qytetarëve dhe bizneseve. Në analizën që kemi bërë, nuk na rezulton që është hakim, por i kemi dhënë prokurorisë të gjithë informacionin që disponojnë, jam besimplotë se do zbardhet e vërteta.

Janë shumë institucione që kanë të dhëna sensitive. Ne nuk kemi akses në të gjitha këto, ne mirëmbajmë sistemet e këtyre. E-albania nuk përmban asnjë të dhënë, vetë është vetëm një portë që nuk ekspozon asnjë të dhënë.

Çdo sistem lë gjurmë. Edhe në këtë rast është lënë gjurmë dhe identifikon të gjithë procesin që ka ndodhur. Kush ka patur akses, çfarë veprimi ka bërë dhe çfarë ka ruajtur. Çdo “account” është qartësisht emër-mbiemër. Gjurmët variojnë nga sistemet. Lista e patronazhistëve nuk ka asnjë lidhje me AKSHI-n dhe as me E-albanian”, tha Karçanaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll