Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Skandali me pronat në Durrës, arrestohet drejtori i ri i Kadastrës (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestohet drejtori i ri i Kadastrës në Durrës Liridon Pula.

Mësohet se Pula është vënë në pranga, pasi është kapur me shkelje në regjistrin e Kadastrës.

Ndaj Pulës gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”.

Mbi të rëndon akuza e abuzimit me legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Rreth një javë më parë policia vuri në pranga punonjësen e ALUIZNIT në Durrës Lusiena Kolën dhe shpalli në kërkim ish-drejtorin Flamur Gjuzi,

Burime për ‘Newsbomb.al’ konfirmojnë se Lusiena Kola është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorisë dhe është dhënë masa ‘Detyrim paraqitje’, ndërkohë Gjuzi është ende në kërkim.

Dyshja në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit.

Ndërkohë vazhdojnë të jenë nën hetim edhe zyrtarët e tjerë, të cilët janë pjesë e Hipotekës dhe ALUIZNI-t, para se këto dy struktura të bashkoheshin në një institucion të vetëm.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img