Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Skandali me "One Albania"/ Kompania u bllokon celularët dhe politikanëve, deputeti Frrok Gjini: Po na vjedhin!

Shkruar nga Newsbomb
Skandali me "One Albania"/ Kompania u bllokon celularët dhe

Deputeti socialist i Shkodrës, Frrok Gjini ka ngritur një shqetësim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, duke kërkuar marrjen e masave për kompaninë celulare "One Albania". Sipas tij, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) duhet të dalë para komisionit dhe të japë shpjegime.

Frrok Gjini ka ngritur zërin zyrtarisht, për shqetësimet e mijëra qytetarëve që Newsbomb.al i ka raportuar prej muajsh. Deputeti socialist është shprehur se qytetarët po vidhen nga kompania "One Albania" dhe këtë mund ta konstatojë vetë çdo deputet duke shkuar në dyqanet celulare.

"Duke pas parasysh një shqetësim të madh që kanë qytetarët, në lidhje me kompaninë One, kompaninë celulare, a është mirë që Komisioni me tagrin e tij që ka, të thërrasë Autoritetin, sepse është bërë një problem shumë i madh. Të thërrasim Autoritetin e Telekomunikacionit për këtë problem, sepse qytetarët po vuajnë shumë, me faturat. Po i vjedhin, nuk ju ofrojnë shërbimet, ka shumë shqetësime.

Nëse e gjykoni të arsyeshme si Komision, është ONE ai që është bërë një gangrenë te qytetarët. Sinqerisht, kur të shkosh me pagu faturën e telefonit e shikon se çfarë problemesh kanë njerëzit.  Bile, ka dhe deputetë këtu që ua kanë mbajt telefonat me nga një muaj të bllokum. Kjo është shumë shqetësuese", është shprehur Frrok Gjini.

Deputeti socialist ka treguar për herë të parë se veç qytetarëve, kompania "One Albania" ka bllokuar dhe celularët e politikanëve. Kjo u mbështet dhe nga kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, i cili tha se deputetët kanë komunikuar vetë me kompaninë.

Deputetët tashmë kanë kërkuar informacion, në dijeninë time ka dhe deputetë që kanë komunikuar me kompaninë. Janë kërkuar shpjegim, së bashku me Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese mund të organizojmë një dëgjesë.

"Deputetët tashmë kanë kërkuar informacion, në dijeninë time ka dhe deputetë që kanë komunikuar me kompaninë. Janë kërkuar shpjegim, së bashku me Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese mund të organizojmë një dëgjesë", u shpreh socialisti tjetër, Eduard Shalsi.

* Sekuenca në videon e mëposhtme, në minutën 25:45

// Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed