'SKANDALI me nënën e ministres Xhaçka', SHPËRTHEN ish-kryeministri: Për ndrikullën ministre ligji nuk ekziston

Publikuar tek: politike, më 12:59 25-02-2018 'SKANDALI me nënën e ministres Xhaçka', SHPËRTHEN ish-kryeministri: Për ndrikullën ministre ligji nuk ekziston

Ish-kryeministri Berisha ka bërë akuza të forta kundër ministres Xhaçka, referuar një investigimi të Tpz.al.

Në artikullin e botuar shkruhet se është konstatuar një shkelje me liçensën e noterit me rastin e Natasha Xhaçkës, mamasë së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Dokumentat e siguruara nga Tpz.al tregojnë se e ëma e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përfituar liçencën e Noterit pa plotësuar kriteret ligjore, madje edhe në shkelje flagrante të ligjit.

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se mamaja e ministres ushtron profesionin në kundërshtim me ligjin dhe se për ministren drejtësia nuk ekziston.

"Per ndrikullat Xhaçka ligji nuk ekziston!Mami i Oltës, Natasha merr liçencën e noteres dhe ushtron profesionin në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Shoqja e Oltës, ndrikulla e drejtësisë Gjoni bllokon hetimin."- shkruan Berisha ne statusin e tij. 

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Per ndrikullat Xhaçka ligji nuk ekziston!

Mami i Oltes, Natasha merr liçencen e noteres dhe ushtron profesionin ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit. Shoqja e Oltes, ndrikulla e drejtesise Gjoni bllokon hetimin.

Ketu me poshte keni nje investigim te plote te aferes se ndrikullave Xhaçka! sb

“Skandali me liçencën e noterit/ Nëna e ministres Xhaçka shkel hapur ligjin

Një shkelje me liçencën e noterit është konstatuar me rastin e Natasha Xhaçka, nëna e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Është Tpz.al, që sipas dokumentave të siguruara, bën me dije se në ushtrimin e profesionit të nënës së ministres ka dy shkelje të ligjit. Sipas këtij portali, Natasha Xhaçka, në qershor të 2014, sapo kishte festuar ditëlindjen e saj të 56-të, por 3 muaj më pas ajo do të pajisej me Licencën e Noterit, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji.
Nëse i referohemi ligjit nr. 9216, datë 1.4.2014, në nenin 2 të saj thuhet se profesionin e noterit mund ta ushtrojë çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë që është jo më pak se 26 vjeç dhe jo më shumë se 55 vjeç në çastin e dhënies së provimit të kualifikimit për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit të noterit.

Po sipas këtij ligji, provimi i kualifikimit bëhet 60 ditë përpara se të regjistrohet në Regjistrin e Noterëve të Republikës së Shqipërisë. Në dokumentin që Tpz.al ka siguruar, shihet qartë që znj. Natasha Xhaçka kishte mbushur 56 vjeç në kohën kur ajo ka dhënë provimin e kualifikimit të Noterisë, duke shkelur ligjin por njëherësh duke zënë një pozicion që mund të ishte përfitues dikush tjetër.
Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë me dije se për këtë rast ka nisur një inspektim ndaj të ëmës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Inspektimi nisi kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë me vendosjen e Ministres së re, Etilda Gjoni, dosja e verifikimit për Natasha Xhaçkën mbeti në sirtar, shkruan Tpz.al.
Sipas ligjit nr. 10 491 datë 15.12.2011, neni 6, Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjoni, duhet t’i heq Natasha Xhaçkës, lejen e ushtrimit të profesionit të noterit, pasi është emëruar në kundërshtim me kushtet e përcaktuara. Pra, ka përfituar lejen e noterisë në moshën 56 vjeçe, jo siç e parashikon ligji për noterinë deri në 55 vjeç.

Një tjetër shkelje që znj. Natasha Xhaçka ka kryer, është edhe pozicioni i profesionit të noterit. Sipas Regjistrit të Noterëve në Republikën e Shqipërisë, Xhaçka duhet të ushtronte profesionit e noterit në Njësinë Administrative Farkë, e përcaktuar si vend nga nevojat e komunitetit. Por znj. Natasha Xhaçka ka refuzuar të ushtrojë profesionin në periferi të Tiranës, dhe për këtë ajo është pozicionuar në mes të ish-Bllokut.
Zyra e Natasha Xhaçkës, ndodhet pranë Sheshit Uillson, në Tiranën e Re. Kjo është një shkelje disiplinore, pasi ligji nr. 10 491 datë 15.12.2011, neni 12, thotë se përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë, në rastet e transferimit ose të ndryshimit të vendndodhjes së zyrës së noterisë, noteri duhet të lajmërojë me shkrim Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë brenda 15 ditëve nga fillimi i veprimtarisë në adresën e re.

Në këtë rast, e ëma e Ministres, duket se nuk e ka kryer këtë veprim, pasi sipas dokumentit që disponon Tpz.al, në Regjistrin Kombëtar të Noterëve, ajo rezulton të jetë me zyrë pranë zonës së Farkës. Kjo është një thyerje disiplinore që dënohet me gjobë deri në heqjen e lejes së noterit.”

Screenshot_6.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011933088302612
array(1) { ["section"]=> string(113) "skandali-me-nenen-e-ministres-xhacka-shperthen-ish-kryeministri-per-ndrikullen-ministre-ligji-nuk-ekziston-111404" }