Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Skandali me “gjobaxhinjtë” te Top Channel, motra e Rezart Taçit pyet gazetarin: A i vure gjobë tim vëllai?! Bëre dy emisione me shpifje e denigrime

Lajme të ngjashëm

Anika Taçi, motra e biznesmenit të naftës Rezart Taçi, shkruan për skandalin që ka përfshirë ditët e fundit televizionin kombëtar Top Channel. Televizioni akuzonte dy ditë më parë drejtuesin e emisionit “Top Story” se u kishte vendosur gjoba bizneseve, por dhe ky i fundit përgjigje në të njëjtën mënyrë. Madje, tha se kishte marrë dhe fonde nga BE.

Muaj më parë, emisioni i drejtuar nga Endrit Habilaj i bëri dhe një intervistë Rezart Taçit, për privatizimin e ARMOS dhe Uzinën e Ballshit. Për këtë intervistë, motra e Taçit shkruan se dy emisionet e tij ishin të mbushura me shpifje e denigrime, dhe në 60% të saj intervista ishte cunguar.

“Duke u kthyer tek Endrit Habilaj doje ti beja nje pyetje meqenese eshte ne nje moment “sinqeriteti” te tij. A i ke vene gjobe ti Rezart Tacit pasi bere dy emisione te mbushura me shpifje dhe denigrim, nje interviste te cunguar nga 60% e saj mbushur me komente te paturpshme vetem e vetem sepse Rezart Taci nuk e pranoi gjoben qe doje ti vije ti dhe Televizioni per te cilin punoje dhe paguheshe deri dje?”, shkraun Anika Taçi, motra e biznesmenit në kërkim Rezart Taçi.

Shënimi i plotë i Anika Taçit:

 Nga mediat mesova per luften mediatike qe ka shperthyer midis nje televizioni kombetar dhe ish gazetarit “investigativ” te tij duke akuzuar dhe bere gare se kush eshte me gjobvenes..gazetari apo televizioni qe ka bashkepunuar dhe ka ndare gjobat me te deri dje.

Une nuk e di nese publiku dhe njerezit arrijne te kuptojne se ne c’nivel eshte  media jone shqiptare.

Nuk e di nese ka sot njeri qe beson  se ka media te lira, te pavarura si dhe gazetare te lire e te pavarur.

Nuk e di nese ka njeri qe beson se Top Channel nuk ve gjoba dhe Endrit Habilaj ben emisione vetem me fondet e BE.

Nese ka edhe nje person te vetem qe i beson  keto do te thote qe media jone do vazhdoje te beje ate qe ben edhe sot.

Kemi patur media vete dhe nuk ka ndodhur ne nje rast te vetem ta perdornim per qellime te tilla dhe ja ku jemi sot. Ajo media nuk egziston me.

Per sa kohe do zgjasi ky lloj sistemi kamboxhian ku vetem denigrojme, shpifim, zhvasim kedo ne nuk do kemi liri jo vetem ne media por ne pergjithesi nuk do te jemi kurre te lire. Po c’them edhe une. Ne jemi te burgosur brenda. Nuk na e ka fajin askush. Sa e veshtire qenka te crrenjoset ky mentalitet..?

Duke u kthyer tek Endrit Habilaj doje ti beja nje pyetje meqenese eshte ne nje moment “sinqeriteti” te tij.

A i ke vene gjobe ti Rezart Tacit pasi bere dy emisione te mbushura me shpifje dhe denigrim, nje interviste te cunguar nga 60% e saj mbushur me komente te paturpshme vetem e vetem sepse Rezart Taci nuk e pranoi gjoben qe doje ti vije ti dhe Televizioni per te cilin punoje dhe paguheshe deri dje?

Para se te me pergjigjesh do te doja te kujtoja qe egziston nje padi ne shtetin tone fqinje per shpifje dhe denigrim pikerisht per kete rast.

Më shumë