Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

SKANDALI me formularin “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, gazetarja refuzon ta plotësojë: Erdhi te kopshti i djalit, e solli një mjeke

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve në Tiranë, ku nëna dhe babai janë futur në kllapa dhe janë zëvendësuar me fjalët “prindi 1” dhe “prindi 2”. Kjo ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta në opinionin publik.

Një ndër ta është edhe gazetarja e njohur Ermelinda Hoxhaj, e cila në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” tregoi se e ka parë nga afër formularin, pasi ka shkuar te kopshti i djalit të saj.

“Formulari erdhi në kopshtin e djalit tim. Unë zonjës që e solli atë i thashë se si prind refuzoj ti përgjigjem kësaj. Unë jam nëna. E ka sjellë një zonjë, që tha se është mjeke dhe donte të bënte një test për shëndetin mendor të fëmijëve. Janë institucione publike që kanë përgjegjësi.

Ajo kishte marrë një leje që të hynte në rrethinën e kopshtit ku ua shpërndau prindërve. Në fillim të formularit ishte e shkruar ASEO. Pasi kam mbyllur komunikim me zonjën, ajo më tha mund ta merrni me vete dhe ta shikoni në shtëpi e ta sillni nesër. Por sapo pashë formularin dhe më ra në sy prindi 1 dhe prindi 2, e unë refuzova ta plotësoj”, tha gazetarja.

Ndërkohë më herët, Bashkia e Tiranës publikoi dy formularët zyratë, të cilët  shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë, duke u distancuar nga formulari  “prindi 1” dhe “prindi 2”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img