Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Skandali me falsifikimet, reagon Gjiknuri: I jam drejtuar autoriteteve amerikane, kompania nuk ka marrë asnjë qindarkë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Infrastukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pas skandalit lidhur me kompaninë që kishte fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

albsig

Gjiknuri ka bërë më dije se i është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar.

“Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë”, shkruan Gjiknuri.

Reagimi i plotë:

Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:

Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën.

ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.

Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.

Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shteterore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img