Skandali i dopingut që përfshiu Rusinë që solli dhe përjashtimin e këtij vendi nga lojrat Olimpike Dimërore, vijon të thellohet dhe më shumë.
Pas shumë shkarkimeve dhe dorëheqjeve i radhës dhe ndër më të rëndësishmit është ministri rus i sportit Vitaly Mutko.
Mutko ishte dhe drejtues i komitetit për botërorin “Rusi 2018”, pozicion i cili që nga dita e sotme është vakant dhe pritet të vihet nga një tjetër person.
Ish-ministri rus dorëheqjen e bëri të ditur gjatë një konferencë për shtyp, kur mori dhe përgjegjësinë për atë që kishte ndodhur.