Një skandal ka ndodhur sot në Kuvendin e Serbisë. Sipas medieve serbe deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq është filmuar duke parë filma për të rritur në telefonin e tij, teksa në parlament vijonte diskutimi për planin europian të Kosovës.
Video është bërë virale dhe pas kësaj deputeti në fjalë ka dhënë dorëheqjen. Ai është anëtar i Kryesisë dhe Bordit Kryesor të Partisë Socialiste të Serbisë dhe për dy mandate kryetar i Bordit Krahinor të Partisë Socialiste të Serbisë për Kosovë e Metohi.
Посланик СПС Звонимир Стевић за време скупштинске седнице о Косову и Метохији гледа филмове за одрасле.
Постоји ли коментар за ово? pic.twitter.com/bSBJNn6Ka3
— Горица (@LepaGorica) February 6, 2023