Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Skandali me Call Center-at, Artan Hoxha zbulon “trurin” që zhvaste qytetarët: I shpallur non grata në Shqipëri për…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar “trurin” pas “Call Center”-ave që mashtronin qytetarët duke u marrë paratë me premtimin se do të fitonin miliona me Bitcoin.

Hoxha ka publikuar të dhënat dhe foton e biznesmenit me origjinë izraelite. Mikhael Benjamin është personi që ka mashtruar qytetarët, i cili është shpallur non grata në Shqipëri me pretekstin e prishjes së qetësisë publike.

Ndër të tjera Hoxha tha se Benjamin i njohur ndryshme si “Mishka” ka miqësi me njerëz të botës së  politikës.

“Mikhael Benjamin, izraelit i datëlindjes 1975. I pajisur me pasaportë më 1 shkurt të vitit 2016. Pasaportën e ka marrë në Sarajevë. Është një nga themeluesit e këtij aktiviteti. Ka qëndruar me deputetë, ministra dhe politikanë. Ishte truri i asaj që po bëhet. Ky person në Shqipëri ka bërë edhe biznese të tjera nga hidrokarburët te kriptomonedhat. Ka pasur Call Center me pagesat më joshëse në Shqipëri. në një moment pa pritur pa pasur një çështje penale, autoritetet shqiptare këtë person e kanë shpallur non grata dhe e kanë depërtuar, ndërkohë që bënte biznes në mënyrë të ligjshme.

Si është e mundur që papritur ky njeri shpallet non grata me motivin për prishjen të qetësisë publike. Nuk kemi shpallur një shtetas izraelit një biznesmen të regjistruar. Është shpallur non grata pa iu dhënë mundësia të shkojë në proces penal. Pse e larguan me urgjencë. Ai njeri mund të nxjerrë shumë gjëra si funksionon ky biznes në Shqipëri. Ai ka informacione shumë. Askush nuk thotë dot që nuk e njeh Mishkën. E kanë shpallur non grata deri në vitin 2023. Bizneset e tij nuk janë non grata. Janë në aktivitet. Ai ka punuar me shqiptarë me shumë lidhje të forta me pushtetin. Bizneset dhe kompanitë e tij i mori dikush. Nuk ka një hetim për këtë gjë. Shqipëria nuk fiton ndonjë gjë të madhe nga kjo. Kanë ardhur gjermanët. Do vijnë francezët, italianët dhe amerikanët. Kem zhvatur qytetarët e tyre dhe ata nuk ta falin. Vjen dikush me një hard disk. E fut aty vjedh edhe zhduket”, tha Artan Hoxha për “abc neës”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img