Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SKANDALI ME BANKERS/ Tenderi i rojeve, kompania zgjedh ofertën më të shtrenjtë, dëm kolosal për buxhetin e shtetit, AKBN pritet të nisë auditimin (HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALI ME BANKERS/ Tenderi i rojeve, kompania zgjedh ofertën më

Shkëlqim Lulja i kompanisë së sigurisë Al-Old kishte shkuar që në mëngjes në zyrë me shpresën se ishte paraqitur shumë mirë me ofertën financiare dhe teknike për tenderin e rojeve të zhvilluar nga kompania Bankers Petrolium në 20 shtator të këtij viti.

Priste që te merrte një email nga kompania ku të thoshte se kompania e tij ishte kualifikuar. Kishte pyetur rreth e qark të gjithë pjesmarrësit në tender, pas përfundimit të tij, për ofertën e paraqitur dhe specifikimet teknike. Dhe me vete mendonte se me gjithë dokumentacionin e dorëzuar, do të ishte ai fitues.

Por c’të shohë. Sapo hap kompjuterin, në email të tij kishte mbërritur një përgjigje nga kompania Bankers ku informohej se ai nuk ishte ndër të përzgjedhurit e Bankers për tenderin e rojeve.

Bëhet fjalë për tenderin vjetor të kësaj kompanie, ku kërkohen 400 roje për të ruajtur zyrat, puset e naftës.

Përvoja e komapanisë së tij, themeluar që nga 1996, dhe me eksperiencën e duhur do tia garantonte tenderin. Por jo.

Komisioni prej 6 vetësh i kompanisë Bankers, (nga ana teknike dhe financiare e tenderit), nuk kishte zgjedhur as kompaninë e parë, as të dytën që ishte Al-Old, as të tretën, të katërtën apo të pestën, emra shumë të mirë të kompanive të sigurisë private.

Zyrtarët e Bankers Petrolium, kishin zgjedhur kompaninë e tetë të renditur edhe nga pikëpamja ekonomike për të marrë përsipër këtë tender.

Shkëlqimi filloi të bënte telefonata për të parë se cfarë kishte ndodhur, pse ishte skualifikuar pas email-it që I kishte dërguar kompania.

Sikurse zbulohet nga newsbomb.al nga verifikimet e procedurave të këtij tenderi, skandali me përzgjedjen e kompanisë fituese nga kompania Bankers, shkon edhe më tej. Dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit nga ky tender, shkon deri në 400 mijë euro, duke zgjedhur një ofertë më të shtrenjtë.

Edhe pse zyrtarët e Bankers përpiqen të argumentojnë se gjithcka ka qenë në rregull në përzgjedhjen e kompanisë fituese, kjo nuk duket se është e vërtetë.

AKBN, kompania shtetërore shqiptare që ka të drejtë të kryejë auditimin për procedurat e tenderit nga kompania Bankers, pritet të fillojë menjëherë hetimet me grupin e vet të auditimit. Madje, burime nga AKBN i thanë Newsbomb.al se nëse do të ketë shkelje, kushdo që ka vendosur për të prishur garën e tenderit, do të kallzohet edhe penalisht.

AKBN, nëpërmjet zyrtarëve që nuk duan të identifikohen, thotë se nisur nga precedenti i tetorit të këtij viti, ku të paktën 5 persona të këtij institucioni u përballën me vendimin e gjykatës për arrest me burg nën akuzën e shkeljeve të rënda në tendera, favorizime të padrejta, apo mashtrim me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit, deri tek kontrabanda, këto cështje, kur evidentohen, qoftë edhe nga media, nuk do të kalojnë pa auditim.

E ndërkaq, edhe tenderi i rojeve kryer nga Bankers Petrolium do të kalojë në sitën e auditimit të këtij institucioni. Pritet të shihet në vazhdim, nëse do të lejohet kjo shkelje dhe cilat janë procedurat që ndiqen në vazhdim.

Ndërkohë, që thonë se nisur nga ky rast, do të shohin edhe një mori tenderash të tjerë të kësaj kompanie.

fdsfsd.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll