Skandali i trafikimit të arabëve në Shqipëri, bashkëshortja e deputetit Korab Lita mes zyrtarëve të Migracionit të ndaluar nga Policia

Publikuar tek: aktualitet, më 21:40 03-06-2020 Skandali i trafikimit të arabëve në Shqipëri, bashkëshortja e deputetit Korab Lita mes zyrtarëve të Migracionit të ndaluar nga Policia FotoMontazh: Deputeti Korab Lita

SHÇBA ka ndaluar sot zyrtarë të lartë të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të përfshirë në skandalin e trafikimit e shtetasve të huaj nga vendet e tyre të origjinës në Shqipëri.

Newsbomb.al mëson se mes zyrtarëve të Policisë të ndaluar nga SHÇBA, është dhe bashkëshortja e deputetit demokrat Korab Lita, shtetësja me inicialet A.Lita.

Në njoftimin e SHÇBA thuhet se, 5 zyrtarë të lartë të Policisë ku përfshihet dhe bashkëshortja e Litës, janë implikuar në trafikimin klandestin të qënieve njerëzore dhe akuzohen për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh", kryer në bashkëpunim.

Konkretisht, janë ndaluar:

- Enekeleda Toska, me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

- Besnik Zela, me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

- Altin Hasani, me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

- Albana Metko, specialiste në DRKM, Tiranë.

- A.Lita, specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë, për të cilën newsbomb.al mëson se është bashkëshortja e deputetit Lita.

Gjithashtu, për të ndaluarit e sipërpërmendur, Drejtoria e Standarteve në Polici ka nisur hetim disiplinor për "Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë" dhe me urdhër të menjëhershëm të drejtorit Ardi Veliu janë pezulluar nga detyra.

LEXO EDHE: SHÇBA arreston 4 zyrtarë të përfshirë në rrjetin kriminal

Deputeti Korab Lita:
lita.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010000944137573
array(1) { ["section"]=> string(140) "skandali-i-trafikimit-te-arabeve-ne-shqiperi-bashkeshortja-e-deputetit-korab-lita-mes-zyrtareve-te-migracionit-te-ndaluar-nga-policia-208966" }