Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali i pagave “ngre në këmbë” qeverinë, ndryshon projektligji për të dhënat personale, gjobë deri në 2 miliardë lekë për shkelësit (TË GJTHA NDRYSHIMET)

Shkruar nga Newsbomb
Skandali i pagave “ngre në këmbë” qeverinë,

Skandalet me daljen e të dhënave personale, pagat, numrat e telefonit të qytetarëve ka bërë që Qeveria të ndryshojë projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Ky projektligj është ndryshuar me qëllim forcimin e mekanizmave mbrojtëse, por edhe për të dënuar shkelësit.

Nisma e re e qeverisë parashikon një serë ndryshimesh ligjore në mënyrën e administrimit të të dhënave personale, forcon rolin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e nga ana tjetër edhe rrit ndjeshëm penalitetet për ata që abuzojnë me këto të dhëna.

Ndryshimi i parë lidhet me përmirësimin e përkufizimit të termave të përdorura në projektligj, si dhe në prezantimin e termave të reja.

Në drejtim të të drejtave të subjekteve të të dhënave, projektligji parashikon edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave.

Parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit.

Gjithashtu parashikohen rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Një ndryshim thelbësor që sjell ky projektligji është edhe rishikimi i mandati dhe kompetencave të Komisionerit në interes të pavarësisë së tij dhe ushtrimit të funksionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit duke parashikuar për herë të parë, kompetenca ndihmëse, hetimore dhe korrigjuese.

Projektligji prezanton një sistem të ri sanksionesh administrative për shkeljen e dispozitave të tij duke rritur në mënyrë të konsiderueshme masën e gjobës, e cila unifikohet me masën e gjobës që zbatohet nga vendet e Bashkimit Europian, si një tregues i qartë për rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave personale dhe zbatimi i detyrimeve që burojnë nga kuadri ligjor në këtë fushë.

Gjoba për kundërvajtjet administrative do të të shkojë deri në 2 miliardë lekë,  ose deri në 4% të xhiros totale vjetore të përgjithshme për vitin financiar paraardhës në rastin e ndërmarrjeve.

Në lidhje me arkëtimin e gjobave, në ndryshim nga ligji aktual në fuqi, është propozuar që gjobat të arkëtohen 90% në buxhetin  shtetit dhe pjesa tjetër të arkëtohet në llogarinë e Zyrës së Komisionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu