Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Skandali i nxjerrjes së të dhënave, Meta nxjerr pyetjet për SPAK: I bëri politikania gjermane dje, por ia censuruan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat, lidhur me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve dhe qytetarëve shqiptarë që ta ndjekin në “Facebook”, deri më 25 prill pasi do të denoncojë të gjitha rastet e blerjes së votave.

Më tej, Meta i ka bërë SPAK, të gjitha pyetjet që një politikane gjermane kishte bërë një ditë më parë.

Meta tha se pyetjet e saj janë censuruar nga mediat që kontrollohen nga pushteti. Presidenti Meta ka bërë disa pyetje, për t’i ardhur në ndihmë SPAK, gjatë hetimit.

Pjesë nga deklarata e Ilir Metës:

Më ndiqni në Facebook në aksionin që ka rëndësi për 100 vitet e ardhshme. E kam thënë se këto zgjedhje kanë një rëndësi për 100 viteve e ardhshme të Shqipërisë.

U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë nga Partia Socialiste. Pyetjet që ngrinte dje politikania gjermane, janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga organet ligjzbatuese, janë pyetje që duhet ti bëjë SPAK, dhe që duhet të kishte vepruar urgjentisht. Më duhet t’i përsëris këto pyetje, përfshirë dhe një reagim nga Avokati i Popullit.

Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, që u censurua dje për keqpërdorimin kriminal të të dhënave.

Këto pyetje duhet t’ia bëjë SPAK Edi Ramës sot, se pas 25 prillit normal që do ia bëjë:

1. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës?

2. Nga janë marrë dhe dhënat dhe në çfarë baze të dhënat janë në servera?

3. Cila është baza ligjore e mbajtjes së të dhënave pa dijeninë e këtij personave?

4. Nëse të dhënat janë marrë derë më derë, ku ekziston materiali që qytetarët lejojnë me firmë përdorimi i të dhënave të tyre?

5. Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat personale, nga janë marrë këta të dhëna?

6. Në lista ka emra njerëzish që quhet si patronazhet dhe kujt i dorëzohet?

7. Kush janë personat që kanë dijeni për këto shërbime dhe çfarë ndodh më pas me ta?

8. Po nëse qytetarët nuk i kanë dhënë vetë të dhënat, nga janë marrë ato? 

9. Vota është e lirë dhe e fshehtë, mbi çfarë bazash publikohet e fshehta e votës?

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img