Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është pyetur në lidhje me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë nga Partia Socialiste.
Teksa u pyet nëse kjo cenon fshehtësinë e votës, Celibashi tha se nuk sheh ndonjë problem tek ato të dhëna, pasi nuk e prekin procesin e votimit.
“Nuk e shoh ndonjë problem sepse ato janë të para disa viteve. Këto të dhëna nuk e prekin procesin e votimit.
Nuk ka asnjë lloj lidhje informacioni dhe ajo bazë të dhënash që është bërë publike me procesin e votimit.
Ka të bëjë me preferencat e qytetarëve, por nuk ka lidhje se me kë do të votojnë me 25 prill”,- tha Celibashi.