Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Skandali i ndërtimeve në “Bllok”, deputetët ngrihen për denoncimin e newsbomb.al. Lame fajëson IKMT

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21494f143e8dc0598bf63ddc2673b9ce

Prej dy ditësh newsbomb.al ka denoncuar skandalin e ndërtimeve për katër objekte në zonën e Bllokut, në të cilat, janë vendosur beze, e po ndërtohet, pa asnjë tabelë.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit (IKMT), duke thënë se dy prej objekteve janë të pajisura me leje ndërsa dy të tjerat, njëra përballë Librit Universitar dhe tjetra te rrugica ku banon ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nuk kanë nevojë për leje (të cilën nuk e kanë) pasi janë “rikonstruksione”.

Por sakaq, newsbomb.al konstatoi se vila dy katëshe në rrugën “Ibrahim Rugova” është zhdukur totalisht nën argumentin e “rikostruksionit” dhe po ndërtohet një objekt tërësisht i ri, me më shumë kate.

Fotoja me google earth

vilaaaaaaaaa.jpg

Ndërkohë çështja është ngritur sot si shqetësim edhe nga deputetët e Kuvendit. Ka qenë pikërisht deputeti Eduard Shalsi ai që ka pyetur në Komisionin Parlamentar  drejtorin e ALUIZNI-it Artan Lame për batërdinë e këtyre “rikontruksioneve”.

Dhe vjen menjëherë përgjigjia e Lames për newsbomb.al. Drejtori i ALUIZN-t thotë se asnjë nga objektet nuk do të legalizohet duke “ia faturuar” fajin IKMT-së.

“E kontrolluam menjëherë rastin e denoncuar nga neësbomb.al dhe asnjë nga objektet nuk bëhet fjalë të legalizohet. Ishte një rast por kjo thuhet që t’i shpëtojnë IKMT-së dhe thonë jemi në proces. Ligji bllokon si datë të fundit deri në qershor të vitit 2014. Këto nuk do përfshihen në proces legalizimi”, thotë drejtori i ALUIZNI-t.

Se çfarë do ndodhë në vazhdim me këto objekte pas shqetësimeve të ngritura tanimë edhe në Parlament, newsbomb.al do kujdeset që ta bëjë të ditur hap pas hapi për të gjithë lexuesit e tij.  

LEXO EDHE

Thellohet skandali i ndërtimeve në Bllok, IKMT: Dy janë me leje. Zhduket vila “monumet kulture”

 Tronditet blloku, 4 ndërtime pa leje nën hundën e Tahirit dhe Veliajt

vilaaa2.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img