Hapësire reklamuese

Politikë

SKANDALI i rrjedhjes së listës me PAGA, reagon QEVERIA: Nuk ka ndodhur asnjë eksport i databazës, ministria po përgatit denoncim në PROKURORI (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALI i rrjedhjes së listës me PAGA, reagon QEVERIA: Nuk ka ndodhur

Qeveria ka reaguar pas skandalit të publikimit të një databaze që përmban emrat dhe pagën e rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.

Qeveria thotë se databaza që qarkullon në WhatsApp, është e ndryshme nga ajo që përdor institucioni i Ministrisë së Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Endri Fuga shprehet se po përgatitet një denoncim zyrtar në prokurori lidhur me zbardhjen e “kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Një listë e krijuar në programin “Exel” që po qarkullon në aplikacionin WhatsApp, përmban të dhëna sensitive të mbi 630,000 qytetarëve shqiptarë dhe të huaj si numri i kartës së identitetit, Nipt-i i biznesit dhe shifra e pagës së tyre.

Reagimi i zëdhënësit të Qeverisë, Endri Fuga:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll