Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Skandali i ‘Intesa San Paolo Bank’, pushohen nga puna 70 punonjës. Çfarë po ndodh me bankën? (Denoncimi)

spot_img

Lajme të ngjashëm

99247ccc68bd954d25df10a46d6608c0

Mbi 70 punonjës të ish-bankës Veneto, tashmë “Intesa San Paolo Bank”, janë pushuar nga puna në mënyrë arbitrare duke u njoftuar përmes një e-maili.

Punonjësit kanë denoncuar në media shkarkimin nga puna pasi “Veneto Bank”, siç shprehen ata, u ble për 1 euro nga “Intesa San Paolo Bank” duke thënë se Intesa San Paolo Bank “nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për pushimin e tyre nga puna.”

Punonjësit e pushuar nga puna shprehen se “Intesa Sanpaolo Bank ka aplikuar ligjin shqiptare qe nuk vlen në raste të tilla sepse banka është blerë në Itali me 1 euro. Ndërkohë që në Itali Intesa Sanpaolo apo kushdo bankë tjetë as që nuk do të guxonin të flaknin në rrugë punonjësit e një banke të blerë për 1 euro.”

Punonjësit kanë nisur vetë ankesat në rrugë institucionale, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Veneto Banka Pierluigi Caferri, sipas tyre është larguar nga detyra qëllimisht nga Intesa Sanpaolo Banka, për të hapur rrugë procesit të heqjes nga puna të 100 punonjësve.

“Drejtori i Përgjithshëm i Intesapaolo Bank në Shqipëri, z. Silvio Pedrazzi nuk do t’ia dijë aspak për fatin e këtyre familjeve, punonjësit e një banke që po blen për 1 euro nga Qeveria Italiane. Punonjës që kanë punuar në këtë bankë prej me shume se 10 vjetësh dhe që kanë marrë përsipër të gjithë rriskun, duke dalë rrugëve të Shqipërisë për të gjetur klientë, për t’i sjellë ata në bankë, duke ditur edhe konkurencën e ashpër nga bankat e tjera”, thuhet në denoncimin e punonjësve.

Intesa San Paolo Bank, në fillim të këtij viti ka realizuar intervista me punonjësit e Veneto Bank, duke i pyetur se çfarë kanë bërë në këtë bankë gjatë karrierës së tyre. Por pas pak kohësh i ka befasuar të gjithë duke i njoftuar me e-mail se janë pushuar nga puna.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img