Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali i abuzimit në jetimoren e Shkodrës, Urdhri i Psikologut distancohet nga deklaratat e Peros: Zonja nuk ka qenë dhe s’është pjesë e jona (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Antonjeta Pero dhe Altin Nika

Skandali i abuzimit seksual me fëmijët, në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, i denoncuar nga 27 vjeçarja Adriana ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit.

Urdhri i Psikologut në Shkodër ka reaguar lidhur me deklaratat e psikologes Antonjeta Pero, e cila akuzoi vajzën që bëri denoncimin shokues në TV, se po gënjen publikisht.

Me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale Urdhri i Psikologut Shkodër, distancohet nga deklaratat e Antonjeta Peros, duke thënë se ajo nuk ka qenë dhe nuk është antare e Urdhrit të Psikologut dhe as psikologe e licensuar, bazuar në ligjit 40/2016, neni 7.

“Sqarim për komunitetin e psikologeve dhe opinionin e gjërë të qarkut shkodër dhe jo vetem,

Duke marrë shkas nga qëndrimi personal publik i Znj. Antonjeta Pero, me statuse në rrjete sociale apo në media të ndryshme, ju bëjme me dije se Znj.Pero nuk ka qene apo është antare e Urdhrit të Psikologut dhe as psikologe e licensuar, konforme ligjit 40/2016, neni 7.

Rregjistri i antarësisë, mund të konsultohet online në: http://regjistri.urdhriipsikologut.al/members/list/anetare

Sa më poshtë, respektojmë çdo mendim, opinion, qëndrim të çdo shtetasi të Republikes, por në asnjë kohe, duke mbartur mbi vete titull i cili më parë jepet nga Urdhri si organ i ngarkuar me ligj.

Altin Nika; Zyra e koordinatorit lokal,Qarku Shkoder”, shkruan urdhri i psikologut.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/u-jepte-hurma-dhe-shkonte-me-rradhe-me-to-zbardhen-detaje-nga-skandali-i-abuzimit-ne-jetimoren-e-shkodres-si-i-genjente-mesuesi-arab-femijet-ne-bodrum-209367

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll