Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandali i 300 dosjeve, reagon KLD: Kanë nisur verifikimet, po informohet Meta

Shkruar nga Newsbomb

Kontrolli i Lartë i Drejtësisë bën me dije se ka nisur verifikimi për 300 dosjet e fshehura  në arkivin e Gjykatës së Tiranës.

Inspekoriati i Lartë bën me dije se po informohet dhe presidenti Ilir Meta në lidhje me verifikimet e kryera. Ndërsa aktualisht po marrin informacione nga Gjykata e Tiranës dhe nga Ministria e Drejtësisë. 

Skandali: 

Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.

Skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve. Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese