Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

SKANDALI/ Fitimet e Portit të Durrësit i merr privati, investimet i bën shteti!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës “dhuratat” e Autoritetit Portual të Durrësit ndaj firmës që menaxhon Terminalin e Kontenierëve. Sipas dokumenteve që disponon emisioni investigativ, drejtori i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, ka akorduar plot 5 milionë euro për të “ndihmuar” kompaninë që merr taksën e ngarkim-shkarkimit nga ky terminal.

Në shtator të vitit 2020, “Fiks Fare” denoncoi procedurat e dyshimta të këtij Porti, i cili po jepte në shfrytëzim Terminalin e Kontenierëve për 5 vjet. Fituesit, me një investim prej vetëm 300 mijë eurosh, do të përfitonte plot 30 milionë euro. Fituesi i këtij tenderi është shpallur në fund të vitit 2020, ndërsa që prej janarit 2021 ky terminal po administrohet nga kompania “Hili Company Limited (ltd)”.

Por, pa kaluar viti, Autoriteti Portual ka hapur disa tenderë për të “ndihmuar” këtë kompani. “Fiks Fare” ka siguruar një dokument ku Porti i Durrësit ka hapur tenderin me objekt “blerje vinçi MHC”, me fond prej 408.975.000 lekë pa TVSH, ose rreth 4 milionë euro me TVSH. Në dokumentet shoqëruese thuhet se vinçi është i lëvizshëm dhe për kontenierë. Pra, është blerë posaçërisht për Terminalin e Kontenierëve.

Ky vinç, sipas dokumenteve të tenderit, do të përdoret për terminalin e kontenierëve. Por, ky terminal nuk menaxhohet nga Autoriteti Portual i Durrësit, por menaxhohet nga një firmë private. Pra, vlera prej 4 milionë eurosh e shpenzuar nga APD, po i vjen në ndihmë kësaj firme.

Por, nuk ka përfunduar këtu, autoriteti po blen një vinç me vlerë 1 milionë euro. Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu, ka hapur një tjetër procedurë me objekt “blerje vinçi të përdorur për nevoja të APD-së”. Fondi limit është 125 milionë lekë. Në dokumente thuhet se “prokurimi ka për qëllim blerjen një vinçi MHC për Autoritetin Portual Durrës”. Ndërsa, sipas një harte, ky vinç do të vendoset në kalatën nr.7, te Terminali i Kontenierëve. Por, a nuk e ka privati këtë terminal?

Disa muaj më parë, “Fiks Fare” faktoi se fitimi i këtij terminali është i thatë, çka do të thotë se firma që do e menaxhojë për plot 5 vjet nuk do të kryejë asnjë investim. Pra, investimi 5 milionë euro shkon drejtpërdrejt për interesa të kompanisë që e menaxhon. Ndërkohë, kostoja për këtë terminal mund të rritet, pasi ish-koncesionari ka paditur Shqipërinë në Arbitrazh dhe kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në Portin e Durrësit, duke pyetur punonjësit e firmës “Hili Company Limited (ltd)” që menaxhon Terminalin e Kontenierëve. Punonjësit i thonë gazetarëve se tenderi nuk po bëhet nga kjo firmë, por nga Autoriteti Portual. “Ne vetëm menaxhojmë. Mjetet janë të APD-së” thonë punonjësit. Pas kësaj përgjigje, Fiks Fare kërkoi informacion nga ky Autoritet për zhvillimin e këtyre tenderëve. “Investimi në flotën e mjeteve që shërbejnë për ngarkim shkarkimin e ngarkesave është një ndër përgjegjësitë kyçe të institucionit në funksion të performancës së ofrimit të shërbimeve ndaj klientëve të portit Durrës. Flota e mjeteve të APD-së për shkak të kohës së punës është në gjendje të amortizuar. Me këtë qëllim dhe duke qenë që flota e mjeteve është e amortizuar, APD në politikat e saja të investimit do vijojë me rinovim të flotës së mjeteve në terësi sipas vlerësimit të gjendjes teknike të tyre” thuhet në përgjigjen e Autoritetit Portual.

Megjithatë, në një komunikim të mëparshëm me ish-koncesionarin e këtij terminali, morëm përgjigje se mjetet ishin në gjendje shumë të mirë dhe se janë rinovuar vazhdimisht. Por, Porti i Durrësit këmbëngul se investimi për blerje vinçi MHC po kryhet për rinovimin e kësaj flote. “Blerja e këtij aseti apo çdo aseti tjetër nuk shkojnë si investim për operatorë ekonomik që operojnë në portin Durrës, por janë dhe mbeten investim afatgjatë të Autoritetit Portual Durrës në asetet e tija” – vijon Autoriteti. Porti thotë se është investim afatgjatë! Por, paralelisht ka hapur tendera të tjerë për transferimin e këtij porti në drejtim të Porto Romanos. Pra, investimi i tanishëm shkon drejtpërdrejt për interesa të kompanisë që e menaxhon, e cila ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të taksës së ngarkim shkarkimit të kontenierëve për 5 vjet./Fiks Fare

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img