Hapësire reklamuese

Bota

Skandali diplomatik, jep dorëheqjen ambasadori briktanik në SHBA

Shkruar nga Newsbomb

Jep dorëheqjen ambasadori briktanik në SHBA Kim Darroch, pas skandalit diplomatik të rrjedhjeve të dokumenteve të fshehta.

Me anë të një letre ambasadori tha se donte t'i jepte fund spekulimeve, duke shtuar se 'rrjedhja' e kishte bërë 'të pamundur' ushtrimin e punës së tij.

'Që nga rrjedhja e dokumenteve zyrtare nga kjo Ambasadë ka pasur shumë spekulime rreth pozicionit tim dhe kohëzgjatjes së mandatit tim të mbetur si ambasador', thuhej në letrën që Darroch i kishte dërguar Zyrës së Jashtme.

'Dua t'i jap fund spekulimeve', theksonte ambasadori briktanik.

Javën e kaluar, në median ndërkombëtare u bënë publikë disa email nga ambasadori i UK në SHBA me karakteristika të ndryshme për presidentin Trump dhe administratën e tij. Emailet, përvecse informacioneve, përmbanin edhe përcaktime fyese për presidentin amerikan dhe administratën e tij.

Konkretisht ambasadori briktanik e quante presidentin e SHBA udhëheqës 'të ngathët' dhe administratën e tij 'të paaftë', ndërsa Trump e cilësoi si ‘një njeri shumë budalla’.

Sondazh

Poll